• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/  Pipero: Ja çfarë presim të ndodhë këtë javë! Në asnjë mënyrë…
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Pipero: Ja çfarë presim të ndodhë këtë javë! Në asnjë mënyrë…

30 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka dhënë një lajm shpresëdhënës gjatë një bisede telefonike me TV Fax News ku tha se nëse gjatë kësaj jave do ketë rënie të numrit të personave me koronavirus apo qëndrim në këtë nivele, pas kësaj beson se do të ketë ulje të numrit të të infektuarve në vend.

Ai tha se situata momentalisht e është e qëndrueshme, ndërsa pohoi se 6 pacientë ndodhen në intubim, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë e disa të tjerë relativisht rëndë. Ai i tha se nëse numrat e personave të infektuar do vijnë në rënie gjatë kësaj jave, tregon se masat e marra kanë qenë efektive dhe të duhurat, në të kundërt, sipas tij ‘faj’ do të rëndojë mbi qytetarët që nuk i kanë ndjekur.

“Edhe unë nga media e kam ndjekur deklaratën e ministrisë sepse jam në spital. Më duket situatë e qëndrueshme. Situata e pacientëve është e ndryshme. Numrat e personave që shërohen janë në shtim dita-ditës, kemi persona në gjendje të rëndë apo relativisht të rëndë, kemi 5-6 pacientë të inturbuar, kemi nga ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese që jemi të rezervuar të japim informacione. Edhe ne nuk bëjmë përjashtim nga bota, edhe tek ne një 80-vjeçare është shëruar.

Shumica e kalojnë në forma të lehta, duhet bashkëpunim me mjekun, kurajo. Nuk besoj se e kemi arritur pikun, kjo javë do të na tregojë, jam i bindur se kjo javë do të tregojë shumë. Ata që janë pozitiv dhe qëndrojnë në shtëpi nuk duhet të përdorin asnjë medikament pa konsultën e mjekut. Në dijeninë time rastet që qëndrojnë në shtëpi nuk janë të sëmurë por të infektuar. Në asnjë mënyrë pa këshillën e mjekut medikamente. Është e vështrë të jap një mendim të saktë për atë që vjen. Mendoj se pas kësaj jave ose do mbeten në këto shifra ose do vijojnë të bien. Do na tregojë shumë nëse kjo javë do vijë duke u ulur do tregojë se masat kanë dhënë shumë dhe nse do të vijojnë shtimin do të tregojë se nuk janë ndjekur rregullat dhe udhëzimet”, tha Pipero

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME DIABET DHE I PREKUR NGA KORONAVIRUSI/ 70-vjeçari tregon si e kaloi në shtëpi sëmundjen
Previous article NËNKRYETARI I PD NUK DURON VLERËSIMET PËR RAMËN/ Paloka: Skenarë të dalë boje, regjisor sharlatan që nuk heq dot dorë nga veset e tij

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri Aktualitet

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen Aktualitet

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT