Ambasada e Bashkimit Evropian në vendin tonë u bën thirrje qytetarëve që të këtë të hënë në orën 20.00 të duartrokasin për ata që janë në vijën e parë të frontit për të luftuar koronavirusin. Sipas ambasadës, qytetarët evropianë e bëjnë diçka të tillë çdo natë.
“Çdo natë në orën 8 qytetarët evropianë duartrokasin për të shprehur mirënjohjen e tyre të pafund për infermierët, mjekët dhe stafin mjekësor që janë në vijën e parë të pandemisë duke shpëtuar jetë. Ne do të marrim pjesë sot në mbrëmje me duartrokitje të përzemërta për profesionistët e kujdesit shëndetësor, kërkuesit, zjarrfikësit, policët dhe të gjithë ata që janë duke luftuar kundër virusit. Bashkohuni me ne duke duartrokitur sot në orën 20:00 dhe shpërndarë emojin tek komentet më poshtë . #EUSolidarity”