• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BETEJA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ SHBA kërkon t’iu bëjë teste gjaku personave që kanë fituar imunitet
Home
Nderkombetare

BETEJA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ SHBA kërkon t’iu bëjë teste gjaku personave që kanë fituar imunitet

30 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës laboratorët po nxitojnë të prodhojnë teste gjaku për të identifikuar ata persona që janë shëruar nga koronavirusi. Studiuesit thonë se personat të cilët kanë fituar imunitet ndaj sëmundjes, mund të jenë ndër të parët që mund t’i kthehen jetës normale. Aktualisht nuk dihet numri i saktë i njerëzve që kanë arritur ta mposhtin virusin. Gjithashtu është e paqartë se për sa kohë një person mund të jetë imun ndaj COVID-19.

Një metodë e re e testimit të gjakut mundëson zbulimin e atyre personave që kanë fituar imunitet ndaj koronavirusit një zhvillim që vjen ndërsa ekspertët në Shtetet e Bashkuara po punojnë pa pushim për të identifikuar me mijëra persona te prekur prej virusit vdekjeprurës.
Një testim i tillë mund të sillte një ndryshim radikal në betejën për të ndalur infeksionin si dhe mund të rikthente ekonominë ne shina.

Disa laboratorë e kompani mjeksore po nxitojnë të prodhojne kite testesh të reja te cilat mund të identifikojnë antitrupa që luftojnë sëmundjen tek njerëz të cilat janë prekur nga COVID-19 dhe më pas janë shëruar.

Tek shumë vetë sëmundja shfaqet me simptoma të lehta. Të tjerë janë shëruar pa e kuptuar se kanë qenë të prekur apo pa vënë re ndonjë simptomë.
Kërkues shkencor te shkollës së mjekësisë “Mount Sinai Ichan” në Nju Jork thonë se kanë arritur të prodhojnë një nga testet e para për identifikimin e antitrupave ndaj COVID-19.

Një prej kërkuesve i tha agjencisë “Reuters” se “personat që kanë fituar imunitet mund të jenë ndër të parët që mund t’i kthehen jetës normale e të nisin gjithçka nga e para”.

Disa kompani private kanë nisur të tregtojnë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës teste gjaku që identifikojnë antitrupat ndaj COVID-19. Teste të tilla janë relativisht të lira dhe për t’u kryer kërkojnë thjesht marrjen e gjakut me një shpim të gishtit. Disa prej tyre mund të japin rezultate brenda 10 apo 15 minutave. Kjo mund të rrisë në mënyrë dramatike numrin e personave të identifikuar si imunë ndaj sëmundjes krahasuar me teste të tjera diagnostikuese. Aktualisht nuk dihet numri i saktë i njerzve që kanë arritur ta mundin virusin. Gjithashtu është e paqartë se për sa kohë një person mund të jetë imun ndaj COVID-19.

Disa ekspertë të shëndetit publik thonë se nëse testet e imunitetit do të kryhen në një shkallë të gjerë, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata të ndihmës së parë duhet të kenë prioritet. Qendra Amerikane per Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se po kryen kërkime të thelluara për versionin e saj te testimit të antitrupave, por nuk dha asnjë afat se kur pritet të ndodhë një e tillë./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ COVID-19 shpërtheu në të njëjtën kohë me Italinë, por në Korenë e Jugut vetëm 78 të infektuar në një ditë
Previous article TRAGJIKE/ Shpërthen në flakë avioni me pacientin dhe stafin mjekësor, asnjë i mbijetuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT