Finalizohet me sukses operacioni i parë në Shqipëri për një paciente të prekur me COVID-19.
Bëhet fjalë për një 18 vjeçare nga Lezha e cila fillimisht është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar, por pasi i është bërë testi ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Pas operacionit pacientja mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore në Sanatorium.
Operacioni është kryer në Senatorium mbrëmjen e së premtes nga kirurgu kuksian Ylber Vata dhe ekipi i tij.
Kujtojmë se në Shqipëri deri më tani janë raprotuar 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10.


