• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI FILLOI E GJITHA/ Një nga pacientët e parë me koronavirus në Kinë tregon se kur iu shfaqën simptomat dhe çfarë i thanë mjekët
Home
Nderkombetare

SI FILLOI E GJITHA/ Një nga pacientët e parë me koronavirus në Kinë tregon se kur iu shfaqën simptomat dhe çfarë i thanë mjekët

29 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një nga pacientët e parë me koronavirus në Wuhan, Kinë, ka rrëfyer se si kishte filluar e gjitha dhe ka bërë kritika ndaj institucioneve vendore.

“Shumë më pak njerëz do të kishin vdekur” nëse qeveria kineze do të ndërmerrte veprime më shpejt, tha ajo në një intervistë për The Wall Street Journal.

Wei Guixian, 57 vjeçe, një shitëse e ushqimeve të detiti në tregun Hua’nan të Wuhan, ishte ndër 27 pacientët e parë që supozohet se u infektuan meckoronavirus, i cili shkakton një sëmundje të frymëmarrjes të njohur si COVID-19.

Asaj simptomat e para i ishin shfaqur në 10 dhjetor të vitit të kaluar, dhe u dërgua në Wuhan Union Hospital për trajtim më pak se një javë më vonë.

Ajo kujtoi si mjekët e saj e përshkruanin sëmundjen si “shumë serioze” dhe “të pamëshirshme”, sipas The Journal dhe New York Post.

Gjatë një rrëfimi të saj ajo gjithashtu ka kujtuar se si vajzat e saj ishin gjendur pranë saj në spital.

“Njëra nga vajzat më prekte shumë shpesh, nga frika se do të vdisja”, ka rrëfyer ajo.

Si rezultat, shkruan Business Insider, shitësit e tjerë nga i njëjti treg filluan të kontrollohen shpejt në spital.

Wei u shërua dhe u largua nga spitali në janar. Ajo tha se beson se kontraktoi sëmundjen përmes një tualeti komunal të ndarë me njerëzit e tjerë në treg.

Pavarësisht se ajo kontraktoi sëmundjen në mesin e dhjetorit dhe, Organizata Botërore e Shëndetit mori për herë të parë lajmet për coronavirusin në 31 dhjetor.

Kjo pasi që, sipas Business Insider, mjekët që trajtuan pacientët me coronavirus të hershëm u detyruan gjithashtu të heshtnin nga qeveria kineze.

Zyrtarët kinezë kanë ndaluar që prej atëherë tregje të tilla – ku shiten kafshët e gjalla dhe të ngordhura, shpesh në kushte të dobëta sanitare – dhe tregtia e kafshëve të gjalla.

Qeveria kineze miratoi gjithashtu një bllokim të paparë në disa provinca në vend, duke prekur dhjetëra miliona banorë.

Ndërkohë, që nga ato ditë, deri më tani bota ka parë mbi 600 mijë raste të të prekurve dhe më shumë se 28 mijë që kanë gjetur vdekjen nga coronavirusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDURI"/ Bota në kaos prej Koronavirusit, në Bjellorusi luhet derbi i Minskut! (FOTO)
Previous article E TRISHTË/ Foshnja në Çikago ndërron jetë pasi konfirmohet me koronavirus

Delo.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT