• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REZISTENCË PËR EKZISTENCË”/ Rama: Kurba e rasteve me COVID nuk po rritet, do dalim nga lufta më shpejt se të tjerët
Home
Politikë

“REZISTENCË PËR EKZISTENCË”/ Rama: Kurba e rasteve me COVID nuk po rritet, do dalim nga lufta më shpejt se të tjerët

28 March, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij të fundjavës deklaroi se ai është më i vendosur se kurrë të mbrojë jetën e cdo shqiptari në luftë me koronavirusin, por gjithashtu dëshiron që në këtë luftë të madhe që ka kapluar globin Shqipëria të mos dalë e gjunjëzuar dhe e turpëruar.

“Kush ju tha që është histori që mbaron për 2 javë dhe më pas do dalim të përqafohemi? Edhe Amerika që thoshte se ky virus do ikë vetë tani po tejkalon Kinën për rastet e të prekurve, mirë Amerika është Amerikë, por neve duhet ta kuptojmë që jemi në emergjëncë, kjo nuk është lojë kukafshehtasi. Ka disa që nuk duan të dëgjojnë dhe të kuptojnë të vërtetën. Unë di se po vazhduam kështu do ta kalojmë pa qindra mijëra viktima dhe do t’i hapim pjesë pjesë rrugët e jetës, por po u lëshuam me të dalë ku të dalë ne do bëhemi gazi i këtij planeti. Kësja radhe jam më i vendosur se kurrë të mbroj jetën e cdo shqiptari, me cdo mjet. Famlija jonë e madhe, Shqipëria nuk mund të gjunjëzohet e turpërohet në këtë luftë. Turpi do ju mbetet atyre që një fjalë të mirë nuk e thonë dot por nxjerrin nga goja vec vrer”, – tha Rama.

Sipas kryeministrit qëndrimi në shtëpi I ka dhënë rezultatet. Pasi sic sqaroi, fakti që kurba e rasteve të reja me COVID 19 në vend nuk po rritet, do të thotë se ka funksionuar rezistenca e shqiptarëve.

“Falë rezistencës tuaj ne do t’ja dalim, do t’ja dalim më shpejt se shumë të tjerë, se i morëm masat në kohën e duhur. Ne i rezistojmë dhe i respektojmë të gjitha masat. Ajo kurba që nuk po rritet është rezultat i kësaj rezistence, që ta ecim para ka vetëm një rrugë: rezistencë për ekzistencë”, -përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KORONAVIRUSI SI SHPËRTHIMI I ÇERNOBILIT”/ Shevchenko: Ju tregoj ndjesitë që kam përjetuar
Previous article RIFILLIMI I STËRVITJES NË 13 PRILL? Klubi anglez: 8 lojtarë në karantinë deri në këtë datë

k.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT