• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Maska, veshje speciale dhe helmeta. Mbërrijnë nga Turqia edhe 8 tonë pajisje mjekësore
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Maska, veshje speciale dhe helmeta. Mbërrijnë nga Turqia edhe 8 tonë pajisje mjekësore

27 March, 2020 k.autor Politikë

Ka mbërritur edhe një sasi prej 8 ton mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, për t’u shpërndarë në të gjithë spitalet.

Deklarata u bë nga Ogerta Manastirliu nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku sapo ka mbërritur furnizimi i dytë, financim i qeverisë shqiptare, pas kanalit të hapur të transportit të siguruar nga qeveria turke.

“Jemi duke vijuar me transportin e të gjithë materialeve të mbrojtjes personale, të cilat deri tani janë 15 ton që kanë mbërritur në Shqipëri nëpërmjet linjës dhe korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave. Janë 8 ton që kanë mbërritur sot, ndërkohë që pak ditë më parë kanë mbërritur 7 ton dhe priten që në total ky furnizim të jetë 26 ton, financim i qeverisë shqiptare. Janë të gjitha materiale të mbrojtjes personale duke filluar nga maskat, veshjet speciale, syzet, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve”, tha Manastirliu.

Mjetet e mbrojtes personale për stafet mjekësore janë blerë nga qeveria shqiptare, ndërkohë që qeveria turke ka lehtësuar transportin drejt vendit tonë. Manastirlu tha se mjetet e mbrojtjes personale do të shpërndahen në të gjitha spitalet për të garantuar mbrojtje sa më të madhe për personelin shëndetësor.

“Ne rrisim stokun në vazhdimësi në mënyrë që të krijojmë furnizimin e vazhdueshëm për të gjitha spitalet, jo vetëm për spitalet COVID, për Infektivin, për “Shefqet Ndroqin”, por gjithashtu dhe për spitalet e tjera rajonale, ku rritja e stokut është një garanci më shumë për të mbrojtur personelin tonë mjekësor dhe për të siguruar atë barrierë të nevojshme mbrojtjeje nga ky infeksion”, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PREKUR NGA COVID-19/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e deputetit Alimadhi, dërgohet drejt Infektivit
Previous article KORONAVIRUSI/ Greqia shënon 75 raste të reja me COVID19, numri i të prekurve rreth 1 mijë

k.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT