Presidenti kinez Xi Jinping ka patur një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA Donald Trump, sipas televizionit shtetëror kinez CCTV.
Mësohet se tema e diskutimit ka qenë e fokusuar te Covid-19.
Trump gjithashtu shkroi në Twitter në lidhje me bisedën, duke thënë se ai dhe Xi ishin duke punuar ngushtë së bashku për situatën e shkaktuar nga koronavirusi.
”Sapo zhvillova një bisedë shumë etëmirë me Presidentin Xi të Kinës. Diskutuam në detaje të mëdha për koronavirusin që po shkatërron pjesë të mëdha të Planetit tonë. Kina ka kaluar shumë dhe ka zhvilluar një kuptim të fortë të Virusit. Ne po punojmë ngushtë së bashku. Shumë respekt!”, tha Trump.
SHBA ka tejkaluar Kinën për numrin e rasteve pasi tashmë janë regjistruar 85,594 të prekur me Covid-19



