• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MITET E RRËZUARA MBI KORONAVIRUSIN/ Nga moti i ftohtë dhe dëbora, tek banja e nxehtë dhe hudhrat
Home
Sociale

MITET E RRËZUARA MBI KORONAVIRUSIN/ Nga moti i ftohtë dhe dëbora, tek banja e nxehtë dhe hudhrat

26 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Frika nga sëmundja ka shtyrë shumë njerëz në të gjithë botën të besojnë disa teori jo shkencore mbi koronavirusin dhe mënyrën e luftimit të kësaj sëmundjeje. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sqaruar disa nga këto mite.

Moti i ftohtë dhe dëbora

Një nga mitet e krijuara është që moti i ftohtë dhe dëbora mund të vrasin koronavirusin. OBSH thotë se kjo nuk është e vërtetë. “Nuk ka arsye të besojmë se moti i ftohtë është në gjendje të vrasë koronavirusin e ri apo sëmundje të tjera,” thotë OBSH. Trupi i njeriut ruan temperaturë konstante në 36.5-37 gradë pavarësisht temperaturës së ambientit jashtë. Mënyra më efikase për të mbrojtur veten është larja e duarve me lëndë dezinfektuese me bazë alkoolin apo me sapun dhe ujë.

Banja e nxehtë

Nëse bën banjë me ujë të nxehtë, kjo nuk ju shpëton nga infektimi nga COVID-19. Temperatura e trupit tuaj është normalisht 36.5°C deri në 37°C pavarësisht se me sa ujë të nxehtë e bëni dushin. Në fakt, nëse zgjidhni ujë shumë të nxehtë, kjo rrezikon t’ju djegë pa ju ndihmuar. Larja e duarve është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga COVID-19. Në këtë mënyrë ju eliminoni viruset që mund të gjenden në duart tuaj për të shmangur infektimet që mund të ndodhin nëse i vendosni duart e papastra në sy, gojë apo hundë.

Mallrat nga Kina

Edhe pse koronavirusi mund të qëndrojë mbi një sipërfaqe për disa orë deri në disa ditë (në varësi të llojit të sipërfaqes), ka shumë pak gjasa që virusi do të mbijetojë pasi sipërfaqja të jetë lëvizur, të ketë udhëtuar dhe t’i jetë ekspozuar kushteve dhe temperaturave të ndryshme. Nëse mendon se një sipërfaqe mund të jetë e kontaminuar, përdor një dizinfektues për ta pastruar dhe laj duart.

Koronavirusi dhe mushkonjat

Deri më sot nuk ka informacion dhe as prova që të sugjerojnë se koronavirusi mund të transmetohet nga mushkonjat. Koronavirusi i ri është një virus respirator që përhapet kryesisht përmes pikave të pështymës kur një person i infektuar kollitet apo teshtin, apo përmes shamive të hundës. Larja e duarve dhe ruajtja e distancës me personat që kolliten apo teshtijnë është mbrojtja më e mirë.

Tharësit e duarve

Disa besojnë se përdorimi i tharësve të duarve vret virusin. Kjo nuk është një mënyrë efikase. Larja e duarve mbetet mënyra më e mirë.

A ndihmojnë hurdhat?

Hurdhat janë një ushqim i shëndetshëm që mund të kenë disa cilësi antimikrobiale. Gjithsesi, nuk ka prova nga sëmundja aktuale që të sugjerojnë se konsumimi i hudhrave i ka mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.

A prek më shumë koronavirusi të moshuarit apo fëmijët?

Njerëzit e të gjitha moshave mund të infektohen nga koronavirusi i ri. Të moshuarit, dhe njerëzit me sëmundje të tjera (të tilla si astma, diabeti apo sëmundjet e zemrës), duket se janë më të rrezikuar që të sëmunden rëndë nga virusi. OBSH këshillon njerëzit e të gjitha moshave të ndërmarrin hapa për të mbrojtur veten nga virusi, për shembull, duke ndjekur një regjim higjenik të fortë për duart dhe frymëmarrjen.

A ndihmojnë antibiotikët?

Jo, antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve. Ato veprojnë vetmë kundër bakterieve.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) është një virus dhe, për rrjedhojë, antibiotikët nuk duhet të përdoren si mjet për parandalim apo trajtim. Gjithsesi, nëse shtrohesh në spital për këtë virus, ty mund të të japin antibiotikë për shkak se bashkëinfektimi me bakterie është i mundshëm.

A ka ndonjë ilaç specifik për të parandaluar apo mjekuar koronavirusin e ri?

Deri më sot nuk ka asnjë ilaç specifik. Gjithsesi, ata që janë të infektuar me virusin duhet të marrin kujdes të përshtatshëm për të lehtësuar dhe trajtuar simptomat, dhe ata me sëmundje të rëndë duhet të marrin kujdes të fuqizuar mbështetës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUANI I LSI KËRCËNON RAMËN ME VITIN 1997/ Edhe spekullantët e luftës përgjjgjen një ditë! “Mbylleni gojën, jemi në luftë”, një idiotësi
Previous article IDEA E FUNDIT/ Kampionatet mbyllen në 15 korrik, Kupat e Europës luhen në verë!

Delo.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT