India ka marrë vendim që të fusë në karantinë gjithë popullsinë e saj prej 1.3 miliardë njerëzish.
Ata që janë kapur në rrugë duke thyer urdhërin qeveritar, janë rrahur me kamzhik e shkopinj, për t’u future brenda në shtëpi.
Aktualisht në Indi ka vetëm 500 të prekur nga koronavirusi.
Por qeveria ka frikë shpërthimin e epidemisë, për shkak të varfërisë, higjienës së keqe dhe kushteve jo të mira spitalore.
Ekspertët kanë paralajmëruar se në Indi mund të preken nga koronavirusi deri në 500 milionë njerëz gjatë këtij viti, çka minimum do të sillte vdekjen e të paktën 1 milion njerëzve.


