• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PISTA E PATINAZHIT KTHEHET NË MORG/ Mjekja shqiptare tregon situatën alarmante në Spanjë
Home
Aktualitet
Kronikë

PISTA E PATINAZHIT KTHEHET NË MORG/ Mjekja shqiptare tregon situatën alarmante në Spanjë

24 March, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në një lidhje direkte nga Madridi për Abc News, mjekja shqiptare, Dorina Vyshka foli për situatën alarmante në Spanjë për shkak të përhapjes së Covi-19.

Numri i viktimave ka shkuar në 1 535 në vend, ndërsa mjekja foli edhe për një pistë patinazhi që është kthyer në morg. Ky vendim për ta kthyer pistën me akull në morg është raportuar në mediat botërore, ndërsa mjekja tha se është e pamundur që ndërmarrjet funerale të menaxhojnë situatën.

“Duke pasur parasysh numrin e vdekjeve të ditëve të fundit, Madridi ka arritur deri në 1 535 të vdekur. Kjo është shifra e fundit dhe është e pamundur që ndërmarrjet funerale t’i bëjnë ballë kësaj shifre të madhe. Pista e akullit është kthyer në morg dhe tani po merren masat për tu cuar në banesnë e fundit’, tha ajo mes të tjerash.

Pjesë nga intervista:

Ne nuk flasim dot me shifra, por mesa di në median spanjolle është publikuar një raport, i cili ka qenë i kufizuar për mjekët, por ka rënë në duart e medias. Një raport që mjekët ia përcillnin qeverisë. Për çfarë shifrash flitet, çfarë parashikojnë mjekët spanjollë?

Mjekët spanjollë janë të opinionit se nëse këto masa që ka marrë qeveria nuk do të jenë efelrive, ne do të jemi në këtë situatë rreth 12 javë dhe pasojat do të jenë të rënda sepse sipas një dokumenti që u publikua në media flitej për një numër të madh të njerëzve që humbin jetën. Situata është alarmanet.

Me numër të madh çfarë kuptohet?

Nga 50 mijë deri në 80 mijë. Është një studim që ka bërë shoqata spanjolle e mjekëve të terapisë intensive, ata që janë në rresht të parë. Por shpresojmë që masat që janë marrë të jenë efektive.

Po lexoj në CNN që një fushë e patinazhit në akull në Madrid është kthyer në një morg të përkohshëm?

E vërtetë edhe kjo sepse duke pasur parasysh numrin e vdekjeve të ditëve të fundit, Madridi ka arritur deri në 1 535 të vdekur. Kjo është shifra e fundit dhe është e pamundur që ndërmarrjet funerale t’i bëjnë ballë kësaj shifre të madhe. Pista e akullit është kthyer në morg dhe tani po merren masat për tu cuar në banesën e fundit.

E trishtë kjo?

Shumë, por shpresojmë që do ia dalim dhe të mos kemi më këto.

Si po menaxhohet situata nga pikëpamja mjekësore? Kjo çështja e testeve ka një debat. Si po kryhen testimet? Çfarë përzgjedhje ka?

Edhe këtu ekziston ky debati i testeve. Në këto momente po u bëhet teste njerëzit që shfaqin simptoma të rënda, por ka edhe një kontingjent të testeve të shpejtë, për personelin mjekësor.

Ke familjarë në Shqipëri?

Kam familjarë dhe miq.

Lidhesh me ta?

Çdo ditë,

Ke merak?

Kam shumë merak.

Po në të njëjtën situatë jemi.

Po jemi larg njëri-tjetrit dhe merakun e kemi shumë të madh. Unë kam edhe për familjen time te afërt këtu. Duhen respektuar masat.

Çfarë mesazhi do jepje, ti je mjeke e tregove se çfarë situate po kalon Spanja.

Mesazhi është i njëjtë. Ne kemi në dorë mbrojtjen tonë të parë që është izolimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT E FRIKSHME NË EVROPË/ Franca 240 viktima, Anglia 87, Holanda 63 dhe Gjermania 34
Previous article E TRISHTË/ I dha aparatin e tij të ventilimit pacientit të ri: Prifti italian ndërron jetë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

EMRI/ Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash Aktualitet

EMRI/ Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT