• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E VETME NË FUNERAL…”/ Letra prekëse e shqiptares që humbi të atin nga koronavirusi në Indonezi
Home
Sociale

“E VETME NË FUNERAL…”/ Letra prekëse e shqiptares që humbi të atin nga koronavirusi në Indonezi

24 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme, u bë publike letra e ndjerë e Denada Ishmit, babai i së cilës ndërroi jetë pikërisht nga Covid-19 në Indonezi. Ajo tregon përgjatë letrës se pse vendosi t’i marrë prindërit në Indonezi pak përpara festave të fundvitit, por edhe për faktin se tërmeti u kishte shkatërruar banesën në Durrës ku familja jetonte.

Në këtë letër, fjalët emocionuese të bijës që humbi të atin dhe që duhej ta përcillte krejt e vetme për në banesën e fundit, për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi në mbarë botën vijnë bashkë me disa mesazhe të sinqerta dhe të vlefshme sot më shumë se kurrë për të gjithë ne.

Isha e vetmja që përcolla në banesën e fundit, trupin e pajetë të babit. Askush tjetër nuk lejohej dhe nuk mund të ishte në funeral. Ai dha frymë më 20 Mars, 12 ditë pasi ishte konfirmuar si i prekur nga koronavirusi.

Autoritetet më pyetën nëse doja që ai të prehej në një varrezë, apo të çohej në krematorium, ku mund të merrja hirin e tij. Bashkë me motrat, Ema në Durrës e Alba në Itali, vendosëm ta çonim në varreza, këtu në Indonezi, me shpresën që një ditë të mundem ta kthej në Shqipëri dhe të ketë një funeral ashtu siç ai e meritonte.

Fakti që nuk mund të kishte një përcjellje dinjitoze për babain tim, Ruzhdi Ishmi dikur inxhiner në fabrikën e NISH cigareve Durrës, më rëndon mua dhe motrave, po aq sa dhe humbja e tij.

Flas për të dhe lotët nuk i mbaj dot. Babi ishte mirë, ishte i fuqishëm, pa asnjë sëmundje, nuk tregonte si 85 vjeç.
Ende nuk di se si u infektuan me koronavirus, babai, nëna dhe bashkëshorti. E kam të paqartë se ku mund ta kenë marr virusin.

Prindërit e mi jetonin në Durrës. Pas tërmetit të 26 Nëntorit banesa e tyre u dëmtua. Dolën nga shtëpia sepse nuk ishte e banueshme, kaluan një situatë të vështirë. Në dhjetor vendosa t’i marr këtu. Unë jetoj prej vitesh në Xhakarta, e punësuar në një institucion financiar ndërkombëtar, ashtu sikurse im shoq Martini, zviceran.

Të dy punojmë në fushën e zhvillimeve ekonomike prej vitesh. Prindërit kishin ardhur dhe herë të tjera ne Indonezi, Malajzi, Kanada e në Zvicër, kudo ku ne kemi jetuar. Kaluam Vitin e Ri së bashku, shkuam në Bali, e shijuan shumë. Shkuam vetëm një ditë në Singapor, për çështjen e vizës dhe pastaj koha tjetër në shtëpi. Ndërsa Indonezia nuk kishte konfirmuar ende të prekur nga koronavirus, mamit i filluan disa shqetësime.

Pak dhimbje fyti, një kollë. Shkuam tek mjeku dhe mori antibiotik. Kërkuam për testin, por nuk e bënë. Babai dukej më mirë, vetëm se kalonte shumë kohë në gjumë. Kur edhe babait i filloi kolla shkuam tek mjeku dhe insistuam për të bërë testin. Rezultuan të dy pozitivë. Menjëherë më pas bëmë testet unë dhe Martini. Edhe bashkëshorti im, doli gjithashtu pozitiv, por nuk kiste shenja, ndërsa unë nuk isha prekur.

Në fillim dukej më e vështirë gjendja e mamit, por fatmirësisht ajo e mori veten. Edhe Martini qëndroi për 9 dite në izolim, në spital. Ndërsa babi që dukej më mirë, më pas u rëndua, derisa shkoi në intubim me respirator. Nuk e kaloi dot, zemra e tij nuk e përballoi. Dha frymën, sapo mbaroi falja e së premtes. Iku ne qetësi, në paqe dhe shpresoj që është në paqe edhe atje ku shkoi.

Si asnjëherë tjetër, përpara se të sëmurej numëronte ditet e kthimit në Durrës. E kishte marr malli për qytetin ku për herë të parë krijoi semaforin dhe reklamat me ndriçim.

Ndaj në Durrës e thërrisnin Guglielmo Marconi ose shpikësi i NISH Cigares. Do të ngelesh i perjetshëm në zemrat tona babi dhe një ditë të prehesh në Durrësin tënd që aq shumë e kishe në zemër.

Per Opinion Denada Ishmi, Xhakarta 23 mars 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U INFEKTUA ME KORONAVIRUS/ Flet për herë të parë Skënder Brataj: Nuk i shmangemi dot! Temperatura ime...
Previous article KORONAVIRUSI PASTRON AJRIN/ Toka po merr frymë

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

EMRI/ Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash Aktualitet

EMRI/ Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT