Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim përshëndet vendimin e BE për të hapur negociatat me Shqipërinë.
Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë që të fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin.
Yuri Kim: Vendimi i Bashkimit Evropian për të hapur bisedimet pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe njerëzit. SH.B.A. do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese.


