• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË ITALI/ Dekreti i ri: Konfiskim i automjetit dhe gjobë për ata që largohen pa arsye nga shtëpia
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË ITALI/ Dekreti i ri: Konfiskim i automjetit dhe gjobë për ata që largohen pa arsye nga shtëpia

24 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa Italia po numëron me optimizëm të kujdesshëm shifrat në rënie të infeksioneve dhe rasteve me vdekje, me shpresën se këto ditë kurba e pandemisë do vazhdojë zbritjen, Qeveria e kryeministrit Conte ka shtrënguar masat administrative për shkelësit e ligjit të emergjencës shëndëtësore.

Tani e tutje te gjithë ata që me dinakëri tentojnë të dalin për aktivitete sportive më shumë se 200 metra larg shtëpisë apo ata që dalin nga shtëpia pa justifikim shumë të arsyeshëm, do të gjobiten nga 500-3000 euro.

Deri më tani për kundërvajtësit ishte zbatuar neni 650 i Kodit Penal italian, i cili parashikonte arrestimin dhe burgimin deri në 3 muaj ose gjobë 206 euro.

Një dekret që do të shpallet sot pasdite nga Këshilli i Ministrave do të përcaktojë detaje të tjera të masave administrative që tentojnë të forcojnë rregullat që synojnë të pengojnë rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Sipas dekretit të ri, shkelësit e ligjit do duhet të paguajnë gjobën menjëhere dhe vendimi nuk mund të apelohet.

Dekreti i ri vjen në një kohë kur vetëm një ditë më parë, guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana nxori një urdhër për vendosjen e një gjobe prej 5000 eurosh për ata që nuk do të respektojnë “ndalimin e grumbullimit në vende publike, duke mos mbajtur distancën e përcaktuar”.

Me fjalë të tjera, do të gjobiten të gjithë personat e grumbulluar më shumë se dy vetë si dhe ata që nuk mbajnë distancën fizike prej të paktën 1 metër.

Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në Itali pas buletinit të ditës së djeshme u shprehën se rezultatet janë fillimi i reflektimit të funksionimit të masave qeveritare por është ende herët të flitet për tendenca të qëndrueshme rënie të numrit të të infektuarve dhe numrit të viktimave.

Një tjetër lajm i mirë është se sot në rajonin e Lombardisë ka filluar të testohet ilaçi i ri Avigan, dhe shpresohet që të jetë i duhuri për të dhënë rezultate të mira dhe të shëroje pacientët e shumtë që kanë tejmbushur spitalet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Infektohet me Covid 19 drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj?
Previous article KORONAVIRUSI/ Kufizime të reja në Francë, gjobitje deri në 1.500 euro

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT