• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË SHBA/ Kongresi në debate për një paketë të madhe financiare
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË SHBA/ Kongresi në debate për një paketë të madhe financiare

23 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Senati amerikan do të votojë përsëri sot për një paketë të madhe ndihme ekonomike prej 1,8 trilion dollarësh që do të siguronte para në dorë për shumicën e amerikanëve dhe për shumë biznese të prekura rëndë nga koronavirusi.

Paketa nuk arriti të kalojë të dielën, sepse demokratët e pakicës kundërshtuan disa pjesë të projektligjit, por udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell tha se ligjvënësit do të manin një votim tjetër të hënën paradite.

Paketa e ndihmës synon nxitjen e ekonomisë amerikane duke siguruar pagesa të drejtpëdrejta për më shumë se 90% të amerikanëve dhe një grup të gjerë biznesesh, që do t’i ndihmonte ato të përballonin efektet e tanishme dhe në rritje të pandemisë.

Demokratët thonë se projektligji u jep përfitime të tepërta korporatave. Në vend të kësaj ata kërkojnë që t’u shkojnë më shumë para qendrave shëndetësore nëpër komunitete, shtëpive për të moshuarit; të dërgohen më shumë maska, ventilatorë, pajisje mbrojtëse për personelin mjeksor dhe të ndihmohen më shumë shtetet dhe qeveritë lokale për të luftuar koronavirusin.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se demokratët po hartonin versionin e tyre të një pakete të shpëtimit ekonomik që, sipas saj, “merr parasysh sfidën e madhe që përbën koronavirusi” dhe që “ka ndryshim të madh” me projekt-ligjiin e mbështetur nga republikanët e Senatit. Të dyja dhomat do të duhet që në fund të rakordojnë propozimet e tyre.

Udhëheqësi i shumicës së senatit Mitch McConnell u përplas me demokratët.

“Nëse nuk jemi në gjendje të veprojmë nesër, kjo do të jetë për shkak se kolegët tanë nga pala tjetër vazhdojnë të merren me grindje të vogla kur vendi pret që ne të mblidhemi dhe t’i japim rrugë problemit,” tha ai.

Homologu i tij demokrat, Chuck Schumer, tha se problemet mund të tejkalohen dhe se bisedimet po vazhdojnë, edhe me sekretarin e thesarit Steven Mnuchin.

“Grupi ynë është i bashkuar në përpjekjen për të nxjerrë një projektligj që i jep përgjigje shpejt kësaj krize shëndetësore dhe ekonomike. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë dypartiake për ta realizuar atë,” tha senatori Schumer.

Ndër pengesat ishte një fond prej 425 miliardë dollarësh për kredi dhe garanci kredie që duan të krijojnë republikanët. Disa demokratë të opozitës e kanë quajtur këtë një “fond korruptiv” sepse, sipas tyre, Departamenti i Thesarit do të kishte shumë peshën në vendimin se cilave biznese do t’i shkonin paratë.

Kongresi shpresonte që legjislacioni t’i dërgohej Presidentit Trump para mesditës së ditës së hënë, por nuk është e qartë nëse ngërçi do të zgjidhet në kohë.

Ndërsa ligjvënësit debatonin, senatori Rand Paul i shtetit Kentaki, me profesion okulist, njoftoi se kishte koronavirus, senatori i parë dhe anëtari i tretë i Kongresit që teston pozitivisht.

Dy senatorë të tjerë që kishin kontakte me të – Mitt Romney dhe Mike Lee, të dy të shtetit Juta – njoftuan se janë në vetizolim.

Përveç ndikimit të dukshëm të koronavirusit në shëndetin publik, janë rreth 2 milion e ndoshta më shumë amerikanë që kanë humbur përkohësisht punën, pasi mijëra shkolla, biznese të mëdha apo qendra të tilla të komunitetit si palestra, restorante, bare dhe dyqane kanë mbyllur dyert, qoftë vullnetarisht ose me urdhër të qeverive shtetërore dhe vendore.

Ndërkohë, Banka Qendrore amerikane vazhdon përpjekjet për të injektuar likuiditet në tregjet amerikane të aksioneve dhe për të qetësuar investitorët. Në një deklaratë të hënën në mëngjes, Rezerva Federale premtoi “një përpjekje agresive” për të kufizuar humbjet e vendeve të punës dhe të të ardhurave”. Ajo shpalli një seri programesh për të ndihmuar bizneset, të mëdha e të vogla dhe për të zbutur goditjen ndaj ekonomisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Silva Bino: Nuk shpërdorojmë testet për ata që kanë frikë, vetëm nëse ke indikacione
Previous article VIKTIMAT E KORONAVIRUSIT/ Bino e ISHP-së: Arkivoli nuk hapet. Varrimi i përcaktuar me ligj

Delo.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT