Nesër rikthehen reshjet intensive të shiut, por prezente do jenë edhe ato të dëborës. Sinoptikani Metodi Marku u shpreh për Report Tv se qytetarët duhet të shmangin lëvizjet ditën e enjte, ndërsa priten edhe probleme me përmbytjet në zonat e prekura nga shirat.
Ai thotë gjithashtu se sot dhe nesër do jenë prezente në tërritorin shqiptar edhe reshjet e dëborës. “Ditën e enjte priten reshje intensive shiu si dhe probleme me përmbytjet në zonat ku do jenë prezente. Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, priten edhe reshje dëbore. Sot do ketë reshje dëbore në lartësinë mbi 1200 m, ndërsa ditën e nesërme do zbresin deri në lartësinë 500 m”, u shpreh sinoptikani Metodi Marku.
Por a do ketë reshje dëbore në fundvit?
“Nuk parashikohet që natën e ndërrimit të viteve të jenë prezente reshjet e dëborës”./shqiptarja.com


