• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SERIA “A”/ Strakosha kërkohet nga të gjitha skuadrat e mëdha italiane
Home
Futboll

SERIA “A”/ Strakosha kërkohet nga të gjitha skuadrat e mëdha italiane

27 December, 2017 Q.Autor Futboll, Seria A

Thoma Strakosha tashmë nuk është më një befasi në Serinë A. Portieri i Kombëtares shqiptare po i tregon të gjitha vlerat e tij në skuadrën e Lazios dhe kjo u pa edhe në ndeshjen me Fiorentinën ku ai dha kontributin e tij në kualifikimin e bardhekaltërve në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

I formuar në akademinë e Lazios, talenti shqiptar po luan sezonin e tij të dytë si titullar tek skuadrës së parë.

Këtë vit Strakosha ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet me 28 gola të pësuar, ndërkohë që në shtatë sfida ai ka mundur ta mbajë të paprekur portën e tij.

Lazio e ka blinduar 22-vjeçarin i cili në 21 tetor firmosi kontratën e re me klubin roman që skadon në vitin 2022.

Por, pavarësisht gjithçkaje, zërat e tregut rreth tij nuk kanë reshtur, pasi disa klube italiane kanë shfaqur interesin për të dhe në fund të sezonit mund të trokasin në dyert e Lazios me ofertat e tyre.

Milani është një prej atyre që kanë hedhur sytë nga talenti shqiptar i portës. kuqezinjtë, tashmë janë të ndërgjegjshëm se Donnarumma mund të largohet dhe nuk duan të gjenden të papërgatitur. Kështu që Strakosha shihet si pasuesi ideal i portierit italian. Nuk rri duarkryq as Juventusi që është vënë në ndjekje të zëvendësuesit të legjendës Buffon, pavarësisht formës së shkëlqyer që po tregon Szczesny.

Nuk është për t’u nënvlerësuar as Napoli, që në të vërtetë është një prej klubeve më aktive. Napoletanët që nuk e kanë rinovuar ende kontratën me Reinën që skadon në fund të këtij sezoni, kane drejtuar vëmendjen e tyre pikërisht nga Strakosha që duket se ka ngjallur interesin edhe të ndonjë klubi nga La Liga e Premier League.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aksidenti në Tiranë, shoqërohet shoferi. Policia jep detajet: Gruaja rëndë në spital (FOTO)
Previous article Nesër nisin reshjet intensive/ Sinoptikanët japin alarmin edhe për borë: Bëni kujdes me lëvizjet

Q.Autor

Postime të ngjashme

PROTAGONIST I SEZONIT HISTORIK NË SERIE A/ Ramadani: Nuk dua të bëhem trajner, ky vend më kujton Shqipërinë Futboll

PROTAGONIST I SEZONIT HISTORIK NË SERIE A/ Ramadani: Nuk dua të bëhem trajner, ky vend më kujton Shqipërinë

SKANDALI NË SERIE A/ Në hetim 5 persona, Interi nuk është i përfshirë Futboll

SKANDALI NË SERIE A/ Në hetim 5 persona, Interi nuk është i përfshirë

HIJE SKANDALI NË FUTBOLLIN TIALIAN/ Në lupën e hetimeve shumë eksponentë të rëndësishëm të Serie A Futboll

HIJE SKANDALI NË FUTBOLLIN TIALIAN/ Në lupën e hetimeve shumë eksponentë të rëndësishëm të Serie A

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT