• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ SHBA, mbi 35.200 raste me COVID-19 dhe 471 viktima
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ SHBA, mbi 35.200 raste me COVID-19 dhe 471 viktima

23 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sipas të pas të dhënave të përpiluara nga Universiteti John Hopkins, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA është rritur në 471, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara arriti në 35.224, transmeton Anadolu Agency.

Më të prekura janë shtetet New York dhe Washington, ku u raportuan rastet e para në SHBA në fund të muajit janar, me 99 dhe 96 raste të vdekjes secila.

Raste të koronavirusit janë raportuar në 50 shtetet e SHBA-së, si dhe në District Columbia, Portoriko dhe Guam.

Shifrat e Universitetit Johns Hopkins tejkalojnë numrin zyrtar të përpiluar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të cilat azhurnohen çdo ditë, por vetëm për rastet e raportuara deri në ora 16:00 të ditës paraprake.

Presidenti amerikan Donald Trump dje njoftoi se ka aktivizuar Gardën Kombëtare për të ndihmuar shtetet New York, California dhe Washington si kundërpërgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit të ri.

“Sot, unë po njoftoj veprime për të ndihmuar shtetet New York, California dhe Washington për t’u siguruar që Garda Kombëtare mund t’i përgjigjet në mënyrë efektive kësaj krize”, tha Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti tha se qeveria federale do të financojë 100 për qind të kostos së vendosjes së njësive të Gardës Kombëtare për të kryer misione të aprovuara për të ndaluar virusin.

Trump shpalli emergjencë kombëtare më 13 mars dhe nënshkroi një pako të ndihmës urgjente, të vlerësuar në 105 miliardë dollarë, për të luftuar përhapjen e virusit.

Pjesë e pakos ishte edhe testimi falas për COVID-19 dhe pushim familjar dhe shëndetësor të paguar për shumë shtetas amerikanë.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sipas të dhënave të universitetit amerikan Johns Hopkins, ai është shpërndarë në më shumë se 169 shtete dhe rajone.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur sëmundjen pandemi botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ Tregtari dhunon të moshuarin te Pazari i Ri, policia Bashkiake i heq lejen (VIDEO)
Previous article “NUK MERRJA DOT RYMË”/ Futbollisti 28-vjeçar shërohet nga koronavirusi

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT