• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E KORONAVIRUSIT/ Trump kritikon guvernatorët: Nuk ja u ka fajin qeveria se keni mungesa
Home
Nderkombetare

KRIZA E KORONAVIRUSIT/ Trump kritikon guvernatorët: Nuk ja u ka fajin qeveria se keni mungesa

22 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump kritikoi të dielën disa guvernatorë të vendit që siç tha ai po akuzojnë pa të drejtë qeverinë federale për mungesat me të cilat po përballen komunitetet e tyre në përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Guvernatori i Ilinois, dhe një grup shumë i vogël guvernatorësh të tjerë, së bashku me mediat e rreme si CNN dhe Concast, nuk duhet të fajësojnë qeverinë federale për të mungesat që kanë. Ne jemi atje për t’ju mbështetur nëse do të dështoni dhe do ta bëjmë gjithmonë“, shkruante zoti Trump në një postim në Twitter.

Në kushtet e mungesës së maskave e paisjeve të tjera mbrojtëse për personelin mjekësor, qeveria federale amerikane ka nënshkruan kontrata të reja për të siguruar furnizime. Numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara i ka kaluar tashmë të 26 mijë vetët ndërsa janë shënuar 340 raste vdekjesh si pasojë e koronavirusit. Të Qyteti i Nju Jorkut, i cili ka një numër të madh të infektuarish, po kufizon kategoritë e personave që mund të testohen, me qëllimin për të kursyer paisjet mjekësore. Të paktën 84 milionë banorë janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump përshëndeti përpjekjet mbarëkombëtare për t’u përballur me virusin COVID-19.

“Po punojmë me kryebashkiakët apo guvernatorët me një qëllim, të shpëtojmë jetët e amerikanëve”, tha Presidenti Trump.

Ndërkohë Kongresi po punon për një paketë ligjore për të lehtësuar situatën e krijuar nga virusi vdekjeprurës, kostoja e së cilës mund t’i kalojë 1 trilionë dollarët. Grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë po punon për të plotësuar mangësitë në furnizimin me paisje mjekësore.

“Departamenti i Shëndetësisë ka porositur maska N95 në një vlerë prej gjysmë miliardi dollarë, në koordinim me agjensitë e emergjencave. Në këtë mënyrë po i përgjigjemi kërkesave që dërgojnë shtetet amerikane”, tha Nënpresidenti Pence.

Por gazetarët këmbëngulën të dinë se kur do të jenë të disponueshme.

“Do t’i ofrojmë me prioritet pasi të gjithë guvernatorët po kërkojnë të njëjtat gjëra”, tha Peter Gaynor, drejtor i Agjensisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA).

Shteti i Nju Jorkut është shpallur tashmë zonë katastrofe madhore.

“Po shqyrtojmë edhe zona të tjera dhe po bashkëpunojmë nga afër me guvernatorin e Kalifornisë e të tjerë”, tha Presidenti Trump.

Departamenti i Shëndetësisë së qytetit të Nju Jorkut thotë se po e kufizon testimin për COVID-19 vetëm për ata pacientë që gjenden tashmë të shtruar në spital. Kjo bëhet me qëllimin për të kursyer stokun e testeve, por edhe paisjet mbrojtëse për doktorët.

“Kur shkoni për t’u testuar, praktikisht konsumoni paisje mbrojtëse personale, maska dhe veshje mbrojtëse. Ato janë tejet të rëndësishme për punonjësit e shëndetësisë të cilët kujdesen për njerëzit e infektuar tashmë me koronavirus”, tha dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse.

Zyrtarët thonë se pjesa e popullsisë që po trajtohet me prioritet janë ata që janë të shtruar në spital, punonjësit e shëndetësisë që shfaqin simptoma, të moshuarit e në veçanti ata që ndodhen në qendra të kujdesit afatgjatë shëndetësor.

Në kushtet e mungesave të mëdha në treg, disa kompani po ndryshojnë mënyrën e punës. Në vend të pijeve ata po prodhojnë alkool për të dezinfektuar duart.

“Ndodhemi tashmë në luftë. Dhe secili në këtë situatë duhet të bëjë pjesën që i takon”, thotë një punonjëse distilerie.

Të shtunën, Nju Xhersi u bë shteti i gjashtë që mbylli të gjitha bizneset që kryejnë shërbime jo-thelbësore. Shtetet e tjera janë Kalifornia, Nju Jorku, Illinoi, Pensilvania e Nevada.

Mbi 84 milionë amerikanë janë udhëzuar tashmë të qëndrojnë në shtëpi.

“Çdo vend ku grumbullohen njerëz, ndikon në përhapjen e koronavirusit”, tha guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy.

Për momentin qeveria federale ka porositur 600 milionë maska për 18 muajt e ardhshëm. Por zyrtarët thonë se kërkesa gjatë kësaj periudhe mund të shkojë në 1 miliard.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË ITALI/ Dy mjekë të tjerë vdesin, totali shkon në 17
Previous article E IZOLUAR PREJ 10 DITËSH/ Manjola Nallbani: E kam kaluar këtë sprovë kur…

k.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT