• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Gjithnjë e më shumë të rinj të prekur nga COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Gjithnjë e më shumë të rinj të prekur nga COVID-19

22 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Rinia feston party dhe nuk e vret shumë mendjen për masat kundër Coronës, pasi mendon, se ajo nuk i prek të rinjtë. Por në shtretërit intensivë të spitaleve gjermane po trajtohen gjithnjë e më shumë pacientë të rinj.

Pacientët më të rinj me simptoma Covid-19 kanë qenë në fillim të të 20-ve. Në tërësi ne e shohim të gjithë spektrin demografik, pavarësisht nëse je në pavionë normalë apo në pavionët e intensivit”, thotë mjeku Clemes Wendtner nga klinika e infektivit në spitalin e Mynihut, Schvabing. Wendtner ka trajtuar që në fund të janarit rastet e para me virusin Covid-19, pacientët e parë të infektuar në Gjermani. „Kjo duhet t’i shkundë të gjithë, që të respektojnë masat e higjienës dhe rregullat.” Rreziku nga virusi i ri është nënvlerësuar shumë në fillim, si nga politika edhe nga shkenca, pranon Wendtner.

Coronavirus – Intensivbett (picture alliance/dpa)Edhe të rinj trajtohen në shtretërit intensivë për shkak të Coronës

OBSH: “Ju nuk jeni të pathyeshëm”

Veçanërisht të rrezikuar janë personat e moshuar dhe të sëmurët, por edhe pacientët me shëndet të mirë, por me probleme me mushkërinë, si për shembull duhanpirësit dhe pacientët me astma, shpjegon shefi i klinikës. Edhe diabetikët dhe njerëzit me tension të lartë të gjakut janë të rrezikuar, sepse tensioni i lartë bën që të mos furnizohen mirë organe si mushkëria. Modelet epidemiologjike kanë treguar, se efektet e mbylljes së shkollave dhe dyqaneve më së herëti do të duken pas tre javësh, thotë Wendtner.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon tek të rinjtë që të respektojnë në krizën e Coronës rregullat e vendosura. „E kam një mesazh për të rinjtë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. “Ju nuk jeni të pathyeshëm.” Vërtet që për të moshuarit ekziston rreziku më i madh i infektimit me Sars-CoV-2 dhe të zhvillohet sëmundja e mushkërive, Covid-19. “Por nuk është se ajo i anashkalon të rinjtë”, tha Tedros. “Ky virus mund të thotë edhe për ju shtrim disajavor në spitale, ose edhe mund t’iu vrasë.”

la/nob/as (dpa, epd)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Fëmijët më të prekurit: Kriza e COVID-19 mund të rrisë dhunën në familje
Previous article I MBIJETOI KORONAVIRUSIT/ Tekniku radiolog i spitalit të Cremonas: Mendova të vdisja. Nga fundi i janarit pneumoni anormale tek shumë të rinj

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT