
Për shumë vite ka punuar si mësues dhe si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, si drejtues rinie në rrethin e Vlorës, ka qenë drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Sarandë.
Në vitet 1970-1982 ka punuar gazetar dhe kryeredaktor i gazetes “Fitorja” ne Sarandë dhe në vitet 1982-1988 ka punuar në administratën e lartë të shtetit, pranë Presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia. Për disa vite punoi si Këshilltar pranë Grupit Parlamentar të PSSH-së.
Eshtë shquar si bashkëpunëtor në shtypin e përditshem e periodik dhe në Radio e Television. Është autor i disa skenarëve për dokumentarë televizivë. Permendim filmin dokumentar televiziv “Naim Shqipëria”, “Fterra-Laberi, Fterra-Riviere”, “Himara ne breg te detit” etj. Në vitin 1978 botoi librin humoristik “Pa mua rrethi ngec në vend”. Në vitin 2004 librin “Ne të lam, po Ti s’na le,/ Se Ti vjen, ku vemi ne…”, kushtuar vendlindjes, po dhe më gjerë, ku janë përmbledhur memorje, skica, meditime, mënçuri, portrete, intervista, reportazhe e kumtime. Per 10 vjet ka qene nje nder tre botuesit e gazetes “Fterra Jone”.
Sëfundmi ishte botues i gazetes së pavaruar “Tungjatjeta”. U nda nga jeta në moshën 78 vjeçare. redaksia e Alpenews.al i shpreh ngushëlllimet familjarëve të tij.
Përgatiti AlpeNews.al


