• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Çdo pacient i shëruar nga COVID 19 mund të infektohet e të infektojë nëse s’qëndron i mbyllur 14 ditë
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Çdo pacient i shëruar nga COVID 19 mund të infektohet e të infektojë nëse s’qëndron i mbyllur 14 ditë

22 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Çdo pacienti të shëruar nga COVID 19 i duhet një periudhë 14 ditore inkubacioni shtesë, pasi jo vetëm rrezikon të infektohet sërish, por ai vetë është burim infeksioni në masë të tjerët edhe pse analizat mund të kenë dalë negative.

Kita Sallabanda: Jo vetëm që ka rrezik të infektohet sërish më mbrapa por ka edhe një problem tjetër. Sipas të dhënave kur një person konsiderohet i shëruar mund të emëtoje virus gjatë dy javëve. Jo vetëm që mund të infektohet përsëri nga koronavirusi sepse ka shumë mutacione të këtij vitusi, por e keqja është se edhe nëse testet dalin negative ai mund të infektojë sërish përgjatë dy javëve.

Kita Sallabanda, mjeku shqiptar në Spanjë, i specializuar në neurokirugji dhe radiokirurgji në një lidhje me skype për Ora News duke komentuar edhe situatën e krijuar sot në tregjet e vendit para mbylljes së qarkullimit thotë se shoqëria akoma nuk është ndërgjegjësuar për rrezikun e këtij virusi.

Kita Sallabanda: Ne i kemi thënë të gjitha. Problemi është si po përgjigjet shoqëria ndaj këshillave që kemi dhënë. Në mënyrë të trishtuar shoh që shoqëria nuk po bën punën e duhur. Ju dhatë grumbullimin e njerëzve për të bërë pazar, kjo është e palejueshme, e patolerueshme, është e dëmshme. Koronavirusi ëhstë çështje e gjithë shoqërisë. Nuk ka sistem shëndetësor në botë që të përballojë fluksin e kësaj sëmundje. Njerëzit nuk kanë arritur akoma të kuptojnë rëndësinë sesa i rrezikshëm është infeksioni i kësaj sëmundje.

E ndërsa vaksina kundër COVID19 është ende larg, mjeku thotë se e vetmja mënyrë për të dalë të fituar ndaj kësaj pandemie është higjiena dhe vetëizolimi.

Për këtë, thotë ai, shembulli më i mirë është Kina, e cila ju rikthye jetës normale pas dy muajsh.

Kita Sallabanda: Për të arritur te vaksina na duhen edhe tre muaj. Spanja ka dhënë 30 milion euro për vaksinën por jemi akoma larg. Ajo që mund të bëjmë sot është higjiena dhe izolimi. E demostroi Kina. E mundën koronavirusin. Këtë eksperiencë duhet ta marrim. Kina pas 54 ditësh vetëizolim filloi të dalë nga shtëpia.Në Kinë njerëzit pas 2 muajsh kanë filluar jetën normale. Duhet të luftojmë këto dy muaj që të kemi një jetë të qetë pa frikë pas koronavirusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT SHQIPËRIA NË IZOLIM TOTAL/ Gjithçka mbyllur, askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia
Previous article KORONAVIRUSI/ Revista “Nature”: Pse COVID-19 nuk u krijua në laborator

Delo.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës Aktualitet

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT