Ndërkohë që masat kunder luftës së koronavirusit janë ashpërsuar, duket se në Tiranë përgjegjshmëria e qytetareve vijon të jetë zeri.
AlpeNews.al sjell këtë pamje skandaloze të fiksuar sot paradite në zonën e Kombinatit. Rregullat e vendosura ne kulmin e pandemisë globale nga Covid-19 kërkojnë që distanca e një individi nga tjetri të jetë mbi dy metra. Por kjo skenë e tmerrshme dëshmon për një papërgjegjshmëri totale dhe zero ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve.
Ky rast ka alarmuar autoritetet dhe atje kanë shkuar me shpejtësi forcat e policisë bashkiake dhe policisë së shtetit për të rivendosur rregull. Qytetarë të alarmuar kanë kërkuar që ky treg të mbyllet sepse përbën një rrezik shumë të lartë potencial për tu shndërruar në një vatër epidemie.
Ky është momenti delikat dhe apeli që behet është të qendroni të gjithë të mbyllu në shtëpi pasi kjo është menyra e vetme për të luftuar virusin.
Shqipëria prej 10 ditësh ka nisur aplikimin e rregullave të reja për qytetarët si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, por durimi për disa ka sosur me sa duket, duke na dhuruar pamje të tilla skandaloze.



