Albin Kurti duket se është “dorëzuar” para presionit ndërkombëtar dhe të aleatit qeverisës LDK-së, duke propozuar heqjen e taksës 100% me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Sipas vendimit që mban datën 20 mars, pra datën e sotme, vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 prill 2020, që do të detyrojë Ministrinë e Financave dhe Doganat që ta zbatojnë këtë vendim.
Kurti kishte vendosur ta hiqte taksën nëse do të kishte reciprocitet, por ky vendim nuk u pëlqye nga aleati qeverisës Isa Mustafa dhe SHBA, të cilët kërkonin që heqja e taksës të ishte përfundimtare.
Para disa ditësh Kurti e anulloi heqjen e pjesshme të taksës, dhe kur dukej se bashkëpunimit me LDK po i vinte fundi, pasi kryeministri kosovar shkarkoi Ministrin e Brendshëm Agim Veliun, Kurti firmos një nga kushtet kryesore që kishte vendosur Isa Mustafa, heqjen e taksës me Serbinë.





