• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHUNA/ “Aleanca e Grave” kujtohet pas 9 ditësh. Letër Ruçit: Merr masa për gjakosjen e dy deputeteve
Home
Shqipëri

DHUNA/ “Aleanca e Grave” kujtohet pas 9 ditësh. Letër Ruçit: Merr masa për gjakosjen e dy deputeteve

27 December, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Aleanca e Grave Deputete i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci, pas dhunës se ushtruar ndaj grave deputete në seancën e fundit parlamentare.

Në letër shprehet shqetësimi për mungesën e reagimit nga ana e zotit Ruçi, si dhe vihet në dukje toleranca e treguar prej tij ndaj dhunës dhe gjakosjes së dy deputeteve nga deputetët burra dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

“Ju, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit dhe vetë Kreu i mazhorancës Edi Rama, jo vetëm nuk u distancuat nga dhuna apo nuk morët masa ndaj saj, por, nëpërmjet tolerancës dhe heshtjes tuaj, treguat se pas këtyre akteve dhe nixitës e përkrahës të tyre jeni pikërisht ju.”- thuhet në letrën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi.

Aleanca e Grave Deputete theksoi se nga Byroja e Kuvendit të Shqipërisë u ndërmor një akt i paprecedentë, ku edhe e dhunuara, edhe dhunuesi, u dënuan njësoj nga maxhoranca të cilës zoti Ruçi i përket. “kjo provoi edhe njëherë se dhuna ndaj grave është fenomen që jo vetëm nuk luftohet nga maxhoranca juaj, por nxitës i saj është vetë Kreu i qeverisë Edi Rama”-thuhet në letër.
“Në cilësinë e deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtare të Aleancës së Grave Deputete, dënojmë me forcë këto akte dhune, duke kërkuar nga ana juaj, marrjen e menjëhershme të masave për të dënuar maksimalisht dhe për të vënë përpara përgjegjësisë penale dhe administrativ, deputetët burra dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, që ushtruan akte dhune ndaj grave deputete, si dhe vetë nxitësin e këtyre akteve, Edi Ramën.”- thuhet në letrën drejtuar Ruçit.

Aleanca e Grave Deputete beson se me realizimin e këtyre hapave, Kryeparlamentari Ruçi dhe maxhoranca do të provojnë se e kanë seriozisht angazhimin kundër dhunës ndaj grave, të ndërmarrë me miratimin pak kohë më parë të Rezolutës konsensuale “Për dënimin e dhunës ndaj grave e vajzave dhe rritjen e efektshmërisë së mekanizmave ligjorë për parandalimin e saj”. “Në të kundërt, nëpërmjet mosveprimit tuaj, ju do të zhbënit këtë angazhim konsensual që në ditët e para të miratimit të tij, duke treguar, edhe në këtë rast, se mbështetja ndaj Rezolutës së propozuar nga opozita ishte një akt fasadë”-thuhet në letrën e AGD.

Anëtaret e Aleancës së Grave Deputete ftuan koleget e Partisë Socialiste qe t’i bashkohen protestës kundër dhunës ndaj grave deputete dhe grave e vajzave shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA: Pse dhënia e nënshtetësisë shqiptare Janullatosit, është një veprim i rëndë anti-historik?
Previous article Dridhet Skënderbeu, Sabien Lilajn e duan në Zvicër

k.autor

Postime të ngjashme

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT