• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANKTHI I KORONAVIRUSIT/ Psikologia Agalliu jep SHTATË këshillat për të sfiduar presionin psikologjik (EKSKLUZIVE)
Home
Intervista

ANKTHI I KORONAVIRUSIT/ Psikologia Agalliu jep SHTATË këshillat për të sfiduar presionin psikologjik (EKSKLUZIVE)

18 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Sociale

Situata me koronavirusin në Shqipëri nuk po kalohet pa ankth edhe nga shumë të rinj edhe fëmijë.

Në një intervistë ekskluzive për ALPEnews.al psikologia e njohur Aurela Agalliu jep 7 këshilla se si të silleni dhe ku të përqendroheni në keto ditë të vështira për Shqipërinë por edhe për botën.

“E kuptoj se për të gjithë ne kjo eshtë  një situatë e cila na rëndon në psikologji dhe na kufizon në  jetën socila, por mbetet e rendesishme të  kujdesemi per veten dhe për të tjeret. Shumë prej jush drejtojnë pyetje mbi mënyren sesi duhet ta perballojnë kufizimin dhe jetesën e re duke qendruar në shtëpi. Pyetje të cilat janë të drejta dhe bëjnë sens. Prandaj fokusi kryesor është ti bindemi rregullave dhe ti respektojmë ato në menyre që ta kalojmë sa me shpejt situatën e shkaktuar nga rreziku i virusit Covid 19”, shprehet Agalliu për ALPEneës.al.

Disa sugjerime që duhet të keni parasysh për të sfiduar presionin psikologjik:

  1. Organizoni ditën tuaj. Planifikoni detyrat dhe aktivitet në shtëpi. Fati i mire që kemi, janë mundesitë qe na ofron zhvillimi teknologjik për të punuar nga shtëpia.
  2. Krijoni hapësira të mundshme për të zhvilluar aktivite argëtuese me familjarët tuaj.
  3. Ndani detyrat që keni në shtëpi me njeri-tjetrin në menyre që të forconi bashkëpunimin midis jush.
  4. Për familjet me femijë sygjeroj zhvillimin e aktiviteteve psiko-sociale, duke mos krijuar pasivitet tek femijet por edhe duke i mbajtur ata aktiv. Për shkak të jetës aktive shumë prinder nuk kanë pasur mundësi të fokusohen tek problemet e femijëve, sot është koha të ktheni vemendjen nga ta dhe ti ndihmoni në problemet e përditshme.
  5. Zhvilloni biseda frymëzuese duke projektuar objektiva të reja për të ardhmen.
  6. Krijoni hapësiren e duhur ditore të zhvilloni aktivitete sportive, meditim apo joga, për të ndihmuar shëndetin tuaj mendor.
  7. Jepini mundesinë vetes të lexoni librin tuaj të preferuar dhe ta ndani leximin së bashku me familjaret tuaj. Kjo është një menyre e mirë për të ndarë mendime dhe qendrime midis jush.

Ju kujtoj se ka mjaftueshëm aktivitete të cilat do ju ndihmojnë të qendroni aktiv dhe pozitiv për te menaxhuar emocionet që vijne nga kjo situatë.

Nëse ndjeni nevojen e pyetjeve, zgjidhni ti shkruani edhe një profesionisti të psikologjisë. Humanizmi sot mbetet prioritet. Fatmirësisht shteti ynë ka reaguar me marrjen e masave të duhura, le ti bindemi rregullave dhe të shpetojmë jetën e të gjitheve ne, shton psikologia Aurela Agalliu.

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Anullohet Eurovision 2020: Ja kur do të mbahet
Previous article LETRA E 6 VJEÇARIT PO PËRLOT BOTËN/ Nëse ti nuk rri në shtëpi, rrezikon njerëzit e dobët si unë

F.autor

Postime të ngjashme

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat Aktualitet

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil Aktualitet

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT