• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Hetimi i grupeve kriminale/ Ministria e Brendshme thirrje për ekspertë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Hetimi i grupeve kriminale/ Ministria e Brendshme thirrje për ekspertë

27 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Për të hetuar grupet kriminale dhe parandaluar krimet, Ministria e Brendshme u ka bërë apel qytetarëve dhe ekspertëve që të bashkëpunojnë.

Në një dokument që Report Tv ka siguruar, Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve për të aplikuar si ekspertë të jashtëm në fusha të ndryshme. Kjo thirrje vjen vetëm pak ditë para se në Shqipëri të vijnë ekspertët e FBI-së. Përveç ekspertizës së huaj, Ministria e Brendshme kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve.

“Ministria synon të identifikojë kandidatë të përshtatshëm dhe të ngrejë Grupe Ekspertësh, të cilët do të asistojnë Ministrinë dhe institucionet në varësi në përmbushjen me eficensë, cilësisë të misionit dhe detyrave të tyre.

Kjo thirrje ka për qëllim identifikimin dhe hartimin e një liste me ekspertë të posaçëm dhe jo plotësimin e ndonjë posti apo vendi vakant”, – thotë Ministria e Brendshme.

Ekspertët që kërkohen të punësohen janë të fusha të ndryshme, duke filluar nga siguria e jetës, rendi publik, parandalimi dhe hetimi krimeve dhe deri te Pastrimi i Parave, ekstremizmi, krimi ekonomik dhe hetimi i grupeve kriminale.

Përveç informatorëve që ka sot Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, për të hetuar pasuritë e grupeve kriminale po u bëhet thirrje edhe qytetarëve.

Burime nga Ministria e Brendshme sqaruan se presin që të marrin informacione të vyera nga qytetarët për disa krime. Për tu punësuar si ekspertë të jashtëm në Ministrinë e Brendshme duhet të keni mbaruar arsimin e lartë, ndërkohë që do paguheni për kohën që do punoni. Thirrja vjen edhe në kuadër të nismës “Policimi në Komunitet”, ku qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me uniformat blu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Bayern Munich nënshkruan me talentin e Helsingborg
Previous article Sulmi vdekjeprurës me gaz sarin/ Hetuesit: Qeveria siriane do mbaj përgjegjësi

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT