• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sulmi vdekjeprurës me gaz sarin/ Hetuesit: Qeveria siriane do mbaj përgjegjësi
Home
Botë

Sulmi vdekjeprurës me gaz sarin/ Hetuesit: Qeveria siriane do mbaj përgjegjësi

27 October, 2017 Redaktor2 Botë

Një grup hetuesish ndërkombëtarë ka dalë në përfundimin se qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, është përgjegjëse për një sulm vdekjeprurës me gaz sarin më 4 prill. Sulmi mbi qytetin e kontrolluar nga kryengritësit, Khan Sheikhoun, vrau apo sëmuri shume njerëz dhe çoi në një sulm ajror amerikan tri ditë më pas në një bazë ushtarake siriane, që Washingotni tha se regjimi e kishte shfrytëzuar për të kryer sulmin.

Na raportin e tyre përfundimtar prej 33 faqesh dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kopjen e të cilit e ka parë Zëri i Amerikës, hetuesit e Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës për ndalimin e armëve kimike, thonë se kanë shqyrtuar tetë skenarë të mundshëm se si është hedhur gazi.

Ata përfundojnë se vetëm dy skenarë janë të mundshëm: gazi është hedhur me një bombë nga ajri, ose nga një mjet i improvizuar shpërthyes.

Pas shqyrtimit të fotografive, videove dhe pamjeve satelitore, dhe duke marrë parasysh raportet e dëshmitarëve dhe analizat e mjekësisë ligjore, hetuesit përcaktuan se ishte e mundshme që “një bombë e hedhur nga ajri me një mbushje të vogël shpërthyese”shkaktoi incidentin vdekjeprurës.

Hetuesi thanë se kishin “dëshmi mjaftueshëm të besueshme” se një fluturake lëshoi municionet mbi Khan Sheikhoun herët më 4 prill dhe një avion ushtarak sirian ishte në afërsi në atë kohë. Grupi tha se shpërthimi i bombës shkaktoi një krater të gjerë “nga i cili rrodhi sarini”.

Siria dhe Rusia me parë kishin thënë se gazi ishte liruar nga një bombë në tokë dhe jo nga ajri.
Hetuesit thanë se nuk e kanë vizituar vendin e ngjarjes në Khan Sheikhoun, sepse ishte me shumë rrezik. Po ashtu, ata thanë se krateri është mbushur me pas me beton.

Ky ishte rasti i katërt i konfirmuar i përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assadit.
Grupi hetues gjeti se një sulm me gaz mustard në fshatin sirian Um Hosh në shtator të vitit 2016 ishte vepër e militantëve të grupit Shteti Islamik.

Në një deklaratë të enjten, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, dënoi përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Assadit.

“Këshilli i Sigurimit duhet të dërgojë mesazhin e qartë se përdorimi i armëve kimike nga kushdo qoftë, nuk do të tolerohet dhe duhet të mbështesë plotësisht punën e hetuesve të pavarur”, tha ambasadorja Haley. “Vendet që dështojnë ta bëjnë një gjë të tillë, nuk janë më të mirë se diktatorët apo terroristët që përdorin këto armë të tmerrshme”.

Të martën, Rusia i vuri veto një rezolute të Këshillit të Sigurimit për t’i zgjatur mandatin grupit të hetuesve edhe për një vit. Moska tha se dëshiron të pres për rezultatet e raportit para se të vendosë si të shkohet më tutje.
Këshilli ka ende kohë për zgjatjen e punës së hetuesve, meqë mandati i grupit nuk skadon deri më 16 nëntor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hetimi i grupeve kriminale/ Ministria e Brendshme thirrje për ekspertë
Previous article LONDER/ Masakron shqiptaren eskortë, e mban një javë të vdekur në shtëpi

Redaktor2

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT