Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyen e vendimit drastik si masë kundër përhapjes së koronavirusit për të gjobitur të gjithë këmbësorët që lëvizin në këmbë pas orës 18:00.
Ndërsa tha se ky vendim është marrë për të shmangur kontaktin e nejrëzve në një lidhje për news 24 Rama theksoi se nuk janë ndaluar të dalin pas orës 6 të pasdites ata që kanë nevoja jetike si blerja e ilaçeve apo ushqimeve. Më tej kryeministri tha se masat e marra në vendin tonë janë pak a shumë i njëjti regjim që ndoqi dhe Kina me ndonjë përjashtim.
Pyetja: Pse gjykuat të nevojsme të ndalojë këmbësorët pas orën 18:00?
Rama: Është shumë e rëndësishme të mos harrojmë se virusi nuk përhapet nga ajri në kuptimin e mungesës së kontakteve. Por përhapet nga kontaktet dhe për këtë arsye edhe ekpertët u këshillojnë qeverive që të bëjnë sa më shumë për tu shpjeguar njerëzve që nëse dalin në këmbë, nuk jeni donmosdoshmërisht të mbrojtur nëse nuk ruajmë distancat dhe nëse nuk jemi të vëmendshëm gjatë gjithë kohës që të mos prekim fytyrën me duar.
Nga ana tjetër do të ishte ideale të pengohen dalja e këmbësorëve deri në fund të ditës por njerëzit duhet të dalin për të bërë pazarin. Dhe këtu as në Kinë ku është vendosur regjimi më rigoroz pak a shumë është i njëjtin regjim që ne kemi sot në Shqipëri me ndonjë përjashtim. Nuk është ndaluar lëvizja e këmbësorëve për të bërë ato gjëra jetike si blerja e ushqimeve ilacceve apo mjete ve të dosmosdoshme.
Është fare e thjeshtë për të kuptuar se ku është qeveria dhe asnjë qeveri në botë që mund të kufizojë lëvizjen e qytetarëve. Por gjithsecili duhet të bëjë të vetëm ccdo qytetar ka segmentin e vetë.
Ju them të gjithëve të shmangin cdo dalje që nuk është bazike nuk është e domosodoshme. Nuk është koha ëpr të marrë diell duke lëvizur në rrugë. Është koha për të kufizuar maksimalisht edhe lëvizjen në këmbë.


