• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INFEKTIMI NGA KOTONAVIRUSI/ Si të mbrohemi gjatë gjumit
Home
Shëndet

INFEKTIMI NGA KOTONAVIRUSI/ Si të mbrohemi gjatë gjumit

17 March, 2020 k.autor Shëndet

Pandemia që ka gjunjëzuar pjesën më të madhe tëglobit vjen plot me të panjohura.

Njerëzit ndihen më të brishtë ndaj Koronavirusit dhe pavarësisht informacioneve të shumta qëna serviren çdo ditë, situata shoqërohet me shumë pikëpyetje.

Një e tillë vërehet tek gjumi.

 

Një raport i CNN shpjegon se një nga aspektet më të brishta të infektimit me COVID-19 është gjumi.

Sipas këtij raporti, njeriu mund të infektohet me COVID-19 edhe ndërsa fle.

COVID-19 infekton qelizat në rrugët e frymëmarrjes poshtë kordave të zërit dhe thellë në mushkëri, krejt ndryshe nga virozat e stinës që sulmojnë fillimisht hundën dhe fytin.

Studimet konfirmojnë se gjysma e popullësisë gëlltit ajër gjatë natës.

Nëse njeriu ka mushkëri të dëmtuara si pasojë e duhanit, gëlltitja e pështymës në mënyrë të pavullnetshme gjatë gjumit nënkupton shanse më të larta për infektim.

Sekrecionet e aspiruara gjatë natës janë të mjaftueshme për të shkaktuar pneumoni.
Natyrshëm lind pyetja përse nuk zgjohemi të gjithë të sëmurë në mëngjes.

Së pari, në shumicën e rasteve, hunda dhe fyti i njeriut përmbajnë baktere të mira që luajnë rol mbrojtës.

Së dyti, mushkëritë e një njeriu të shëndetshëm janë plot me qeliza luftëtare që shkatërrojnë mikrobet e paftuara.

Së treti, organizmi i një njeriu të shëndetshëm është i pajisur me të gjitha funksionet që pengojnë shpërndarjen e mikrobeve dhe i gjithë ajri i gëlltitur tretet në stomak e në rastin më të keq, shkakton diare.

Problemi qëndron se shumë njerëz në këtë planet kanë nga një sëmundje që pengon funksionet normale mbrojtëse të organizmit.

Gjasat e infeksionit nga COVID-19 varen nga dy faktorë të rëndësishëm: ndjeshmëria ndaj infeksioneve në mushkëri dhe numrit të viruseve që arrijnë në mushkëri.

Dikush që ka pirë duhan për vite të tëra, apo ata që kanë vuajtur nga azma dhe problemet me imunitetin janë tepër të rrezikuar.

Njerëzit e shëndetshëm me gjasë mund t’i rezistojnë ekspozimit në sasi të vogla të COVID-19, ose mund të kenë simptoma të lehta.

Si Të Kufizoni Ekspozimin Ndaj Koronavirusit?
Ekspertët këshillojnë që të praktikoni izolimin social sa më shumë që të jetë e mundur.

Nëse ju duhet të dilni në ambiente të jashtme vishuni mirë dhe shmangni vendet jo të ajrosura.

Kini kujdes të shtuar nëse duhet të kujdeseni për një të sëmurë.

Lani duart mirë me sapun dhe ujë të rrjedhshëm dhe të ngrohtë, përfshirë pjesën poshtë flegrave të hundës.

Më pas, shfryjini ato që të pastroni çdo sekrecion të mbetur në hundë.

Fërkoni dhëmbët dhe gjuhën me furçë .

Më pas shpëlajeni gojën dhe mos e gëlltisni ujjin.

Çdo ditë duhet të bëni gargarë ose me ujë me kripë ose me solucionin përkatës.

Idea pas këtyre masave është që të pakësojmë sa më shumë praninë e virozave në fytyrë, në duar dhe në hundë.

Gjatë një epidemie duhet të qëndroni larg qetësuesve dhe ilaçeve të gjumit sepse ato rrisin gjasat e aspirimit të lëndëve dhe mikrobeve drejt rrugëve të frymëmarrjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË MAL TË ZI/ Njëra nga gratë ishte nga Ulqini, tjetra nga Podgorica. Ja ku kishin udhëtuar
Previous article TË RRETHUARA NGA RREZIKU POR TË PAPREKURA/ Ja vendet që i kanë shpëtuar koronavirusit

k.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT