• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE/ Brukseli zyrtar jep ‘’PO’’ për Tiranën dhe Shkupin
Home
Politikë

HAPJA E NEGOCIATAVE/ Brukseli zyrtar jep ‘’PO’’ për Tiranën dhe Shkupin

17 March, 2020 F.autor Politikë

Këshilli Europian ka marrë dhe dokumentin nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme lidhur me pikën e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Asgjë nuk ka ndryshuar nga sugjerimet e Brukselit zyrtar. Kërkohet hapje pa vonesë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E njëjta kërkesë është edhe për Maqedoninë e Veriut.

Referuar edhe në strategjinë e zgjerimit të 5 shkurtit 2020, në dokument kërkesa për një ‘’Po’’ nga Brukseli mbështet tek ‘’qëllimi për rivitalizimin e procesit të pranimit duke e bërë atë më të parashikueshëm, më të besueshëm, më dinamik dhe subjekt të më të fortë drejtimi politik’’.

Dokumenti që Këshilli Europian do të ketë në tavolinë për ta firmosur ose jo, sipas vullnetit që vendet anëtare do të kenë, thekson se, reformat themelore demokratike të shtetit ligjor dhe reformat ekonomike paraqesin objektivin thelbësor të procesit të pranimit.

‘’Në dritën e përparimit të arritur në reforma dhe përmbushjes së kushteve të vendosura njëzëri nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli, duke iu nënshtruar miratimit nga Këshilli Evropian, vendos të hap negociatat e pranimit me Republikën e Shqipërisë.

Këshilli fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë dhe jo më vonë se qershor, një popozim për një kornizë për negociatat në përputhje me konkluzionet e dhjetorit,’’, thuhet në dokumentin që kërkon që konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet pa vonesë pas miratimit të kornizës së bisedimeve nga Këshilli.

Ajo çfarë pritet është vendimi që do të paraqesin vendet anëtare.  Gjermania dhe Holanda deri tani janë për një po me kushte për Shqipërinë dhe pa kushte me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë Franca, skeptikja më e madhe ende nuk ka shprehur një qëndrim, ndërkohë që nga tetori, 2019 deri tani ajo ka fituar një mekanizëm të ri për zgjerimin që i jep peshë fjalës së vendeve anëtare që në fazën e hartimit të raporteve të progresit nga Komisioni Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Komunitetet fetare në Shqipëri anuluan ritet, por në Kishën Ortodokse Autoqefale mesha mbahet me maska
Previous article KINA "ÇAN BLLOKADËN"/ Rinis hapja e bizneseve, plan edhe për fluturimet

F.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga Politikë

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën Breaking News

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT