• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Si u krijua testi i parë i Covid-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Si u krijua testi i parë i Covid-19

17 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Fill pas Vitit të Ri Olfert Landt shkencëtar dhe themeluesi i kompanisë bioteknologjike “TIB Molbiol Syntheselabor GmbH” (apo ndryshe shkurt TIB) nisi të shohi në lajme një sëmundje që po përhapej me shpejtësi në Kinë.

Shkencëtari gjerman që ka zhvilluar teste për viruse duke nisur nga gripet e zakonshme te SARS ndjeu një mundësi të artë. Ai i kaloi ditët e ardhshme duke bërë testime e studime të shumta gjersa më në fund arriti të krijojë një mënyrë për diagnostifikimin e Covid-19.

Gjatë këtyre dy muajve z. Landt dhe ekipi i tij në kompaninë TIB kanë prodhuar mbi 40000 pajisje për testimin e Covid-19. Kompania tashmë është fokusuar plotësisht në prodhimin e këtyre pajisjeve diagnostifikuese të cilat shiten 160 euro/copa. Telefonatat për porositë e këtyre pajisjeve kanë vërshuar e blerësit kryesorë ishin nga OBSh dhe nga shumë qëndra spitalore e qeveri të vëndeve të ndryshme.

Por krahas kompanisë gjermane për prodhime farmaceutike kanë qënë e shumë kompani të tjersa si “LGC Biosearch Technologies” në Britani,  CerTest Biotec në Spanjë dhe Seegene në Kore të Jugut që kanë pasur bum kërkimesh përsa i përket këtyre pajisjeve testuese.

Në Kore të Jugut janë testuar më shumë se 210000 njerëz ndërsa në Itali më shumë se 60000.

Por si funksionojnë këto pasjisje testimi të viruseve ?

Përgjatë viteve TIB ka zhvilluar më shumë se 100 pajisje testimi për sëmnudje të ndryshme. Por në rastin e koronavirusit z Landt krahas ekipit të tij të përhershëm i’u desh të bashkëpunonte me kompaninë “Roche Holding AG” e cila u mor me pjesën e distribuimit duke marrë në konsideratë fluksin e lartë që kishtë kërkesa për këtë pajisje.

Mënyra se si funskionon pasjisja e testimit është e këtillë. Fillimisht merret një kampion nga mukoza e fytit apo sekrecionet e hundës e ai kampion hidhet brënda provëzës së testimit. Nën kujdesin e një laboranti kombinimi i patogjenëve të Covid-19 me substancat kimike të gjëndura brënda pajisjes së testimit duhet të shfaqin një reaksion kimik të caktuar pas disa orësh. E kjo bën të mundur diagnostifkimin me Covid-19 te pacientët e dyshuar mbartës.

Por kërkesat për këtë pasjisje kanë qënë kaq të mëdha saqë z Landt është detyruar të marrë me qera e një godinë tjetër afër vëndit ku punon në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme për asemblimin, ambalazhmin e ruajtjes në inventar të këtyre pajisjeve.

Gjithashtu ai ka punësuar dhe një ekip studentësh që t’a ndihmojë me proçedurat e asemblimit të pajisjeve e proçedurave të tjera që i nevojiten në këtë periudhë firmës së tij. Interesant është fakti se tashmë në këtë firmë është duke punuar dhe djali 21-vjeçar i z Landt i cili mbikqyr proçesin e etiketimeve.

Ndërsa gruaja e tij Kostanca e cila ka një PhD në biologji merret me pjesën e prokurimeve dhe me furnizimet e lëndës së parë. Ishte znj Kostanca ajo që parashikoi fluksin e lartë të këtyre pajisjeve e bëri porosi të mëdha të lëndës së parë të nevojshme për pajisjet e testimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI JEP DETAJE/ Në cilat sipërfaqe ai jeton me gjatë KORONAVIRUSI
Previous article STUDIMI SIPAS OBSERVATORIT TË FUTBOLLIT "CIES"/ Lojtari më i vlefshëm në botë është ky, kushton 250 milionë euro

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT