• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Edhe Franca ndalon qarkullimin e njerëzve: Parizienët kërkojnë të “arratisen” nga kryeqyteti
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Edhe Franca ndalon qarkullimin e njerëzve: Parizienët kërkojnë të “arratisen” nga kryeqyteti

17 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez Emannuel Macron, ka marrë vendim që duke nisur nga ora 12:00 e kësaj të marte, të ndalohet qërkullimi i njerëzve, duke parë shtimin e të prekurve me virusin korona.

Për këtë arsye, shumë qytetarë të Parisit iu janë drejtuar stacioneve të trenit, për t’u larguar në periferi, gjë që ka shkaktuar shqetësimin e banorëve të rrethinave, se virusi do të shpërndahet tek ata.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se qeveria nuk ka ndërmend të ndalojë njerëzit të udhëtojnë drejt rezidencave të tyre sekondare, por tha se kufizimet e rrepta do të zbatohen edhe në bregdet, ashtu siç do të ndodhë në qytet.

“Ne do të preferonim një mjedis më të hapur, në një shtëpi më të madhe me një kopsht, sesa një apartament në Paris”– tha mësuesja e gazetarisë Camille, e cila po udhëtonte për në shtëpinë e nënës së saj në veri të Francës me partnerin e saj. Të dy planifikojnë të punojnë në distancë.

Numri i vdekjeve në Francë nga koronavirusi ka arritur në 148 dhe gjithsej 6.600 njerëz janë konfirmuar të infektuar. Presidenti Emmanuel Macron vonë të hënën tha që vendi“ishte në luftë” me koronavirusin dhe njoftoi kufizime të rrepta.

Ai i urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi duke nisur nga mesdita e së martës. Ai tha se qytetarët duhet të largohen nga banesa vetëm për të blerë sende ushqimore, për të shkuar në punë nëse bëhet fjalë për punët thelbësore, të bëjnë stërvitje ose për kujdes mjekësor. Gjithashtu ushtria do të mobilizohet për të ndihmuar transferimin e të sëmurëve në spitale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRINI TË QETË DHE BËNI DURIM..."/ Rama-bizneseve: Të enjten gati plani për garancinë financarie dhe kompensimin e pagave
Previous article "E KEMI PARA..."/ Ndjekje si në filma, tropojani nuk i ndalon policisë dhe i godet me makinë (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT