• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONONI “BASHKËPUNIMI”/ Armë, municione e drogë, pranga 3 të rinjve në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONONI “BASHKËPUNIMI”/ Armë, municione e drogë, pranga 3 të rinjve në Durrës

17 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durresit ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, nderkohe qe ne pranga 3 persona.
Keshtu, ne kuader te operacionit policor “Bashkëpunimi”, u sekuestruan armë, municion luftarak, drogë, makineri përpunimi të lëndës narkotike, një automjet, targa automjetesh dhe një sasi parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

NJOFTIMI I POLICISE
Vihen në pranga tre shtetas si dhe procedohen penalisht tre të tjerë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunimi”, në kuadër të të cilit u godit një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në kuadër të operacionit Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, vunë në pranga shtetasin K. L., banues në Durrës, të cilit gjatë kontrollit ju gjet dhe ju sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak

Operacioni ka vijuar nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Narkotikëve ne Drejtorinë e Vendore te Policisë Durrës, ku falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit në kuadër të procedimit penal të vitit 2020 u godit një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit D. Rr.24 vjeç dhe S.P, 23 vjeç, të dy banues në lagjen nr.13 Plazh – Durrës, si dhe u proceduan penalisht shtetasit XH.B, 24 vjeç, S.N, 30 vjeç, i dënuar me pare për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, dhe V.M 35 vjeçe.

Ne zonën e Plazhit të qytetit Durrës, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit XH.B, gjetën dhe sekuestruan dy grirëse të lëndës narkotike që shërbejnë për përgatitjen e saj në doza dhe një palë targa, si dhe gjatë kontrollit fizik të shtetasit S.P, gjetën dhe sekuestruan 18.5 gramë lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shkon në 2158 numri i viktimave në Itali, të infektuarit më shumë se 23 mijë por trendi në ulje. Rritet numri i të shëruarve
Previous article KORONAVIRUSI/ Aeroporti “Adem Jashari” në Kosovë: Nga sot, nuk lejohet hyrja e pasagjerëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT