Sot Italia ka regjistruar 349 vdekje të tjera nga infeksioni i koronavirusit dhe 2470 raste të reja të testuar pozitiv. Sipas Mbrojtjes Civile italiane numri total i të infektuarve është mbi 23 mijë kurse numri total i viktimave ka shkuar në 2158. Po sot janë shëruar 414 pacientë më shumë nga infeksioni për një total prej 2.749 personash.
Në rajonin e Lombardisë, në Itali numri i të infektuarve ka nisur të ngadalësojë rritjen por gjithsesi sot numri i viktimave ishte 202.
Në rajon pati sot 1377 pacientë të rinj (+ 10.4%), nga të cilët vetëm dy në Lodi, ish epiqendra e përhapjes së epidemisë në Itali.
Në SHBA, janë regjistruar 950 raste të personave të infektuar me Covid-19 nga të cilat 463 në shtetin e New York-ut, 163 më shumë sesa dje Po në New York numri i viktimave është rritur të paktën në 7 dhe Guvernatori Andrew Cuomo tha se “New York është shteti më i prekur nga infeksioni në SHBA.


