• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Si të mbrohemi nga COVID-19? Këshillat e ekspertit të CNN (VIDEO)
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Si të mbrohemi nga COVID-19? Këshillat e ekspertit të CNN (VIDEO)

16 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Eksperti i CNN për shëndetësinë, Doktor Sanjay Gupta u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me koronavirusin.

Ndiqni këshillat e tij sesi duhet të sillemi në një ambient pune apo në kushtet e izolimit.

Kur bëhet fjalë për marrjen e masave paraprake kundër Covid-19 ose koronavirusit të ri në zyrë, çfarë mund të bëjnë punonjësit?

“Unë mendoj se rregullat bazë duhet të zbatohen, padyshim. Nëse jeni i sëmurë, mos shkoni në punë. Kjo duhet të zbatohet me apo pa përhapjen e koronavirusit. Nëse shihni dikë të sëmurë, padyshim nuk duhet të qëndroni afër atij personi dhe kur them se mos qëndroni afër atij personi, distanca që ato pika spërklash përhapen është zakonisht nga 1 deri në 2 metra. Pra, kjo është një lloj largësie e sigurt për sa i përket një distance sociale brenda një hapësire zyre, gjithashtu brenda çdo lloj hapësire tjetër.

Kjo është arsyeja pse shumë evente me grumbullime masive po anulohen, pasi është e vështirë të ruash distancën sociale, duke qenë se personat ulen apo qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Prandaj, ruani distancën dhe qëndroni në shtëpi nëse jeni sëmurë. Pastroni hapësirat sa më shumë që të jetë e mundur, bëhuni ai personi i fiksuar pas pastrimit për pak kohë. Unë kam qenë i tillë për shumë kohë. Mendoj se ju mund të përfitoni nga kjo”.

Çfarë rekomandoni për të ruajtur shëndetin tonë mendor, ndërsa rrisim distancën sociale dhe punojmë nga shtëpia?

“Kjo është një pyetje e mirë dhe personalisht po mendoj shumë për këtë në fakt, kryesisht për miqtë dhe familjen time. Para së gjithash, distancimi social nuk do të thotë izolim social. Mendoj se ka shumë mënyra, me të cilat mund të qëndrojmë në kontakt dhe ndoshta më shumë se sa bëjmë zakonisht. Diçka rreth këtij virusi, që kam kuptuar ndërsa kam raportuar për të dhe kam biseduar me shumë persona në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera të botës, është se ne jemi në këtë betejë të gjithë së bashku.

Ky është një virus që prek këdo dhe nuk kursen askënd. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë situatë dhe jemi në një pozicion ku sjelljet tona individuale kanë një ndikim të madh për personat përreth nesh. Shëndeti juaj varet shumë në sjelljet e mia dhe shëndeti im është kaq i varur në mënyrën e sjelljeve tuaja. Kështu që nëse ju praktikoni një higjienë të mirë dhe po siguroheni që nuk jeni një burim shpërndarjeje, ju nuk po e bëni këtë vetëm për veten, por për të gjithë personat që ju rrethojnë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Rama: Nuk është një lojë ku po u fshehëm një javë ia hodhëm
Previous article MASTAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ ISHP inspektime në Elbasan për masat higjeno sanitare (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun Botë

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet Botë

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër Botë

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT