• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTETRRETHIMI NË KOHËN E KORONAVIRUSIT/ Arrestohen 5 shoferë, 3 ‘tapë’ në timon thyen ndalim qarkullimin, 2…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHTETRRETHIMI NË KOHËN E KORONAVIRUSIT/ Arrestohen 5 shoferë, 3 ‘tapë’ në timon thyen ndalim qarkullimin, 2…

15 March, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Në gjendjen e shtetrrethimit jo të gjithë i janë bindur urdhrit të qeverisë për ndalim qarkullimi. Pesë drejtues mjetesh që kanë thyer urdhrin janë arrestuar nga policia, tre prej tyre madje kanë qenë të dehur në timon, ndërsa dy të tjerët kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative, pra gjoba 334 drejtues mjetesh, si  dhe janë bllokuar 18 makina. Prej datës 13 mars në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1230 drejtues mjetesh, janë arrestuar në flagrancë 8 në gjendje të dehur, 2 për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë.

“Në Tiranë janë vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në shkelje të ndalim qarkullimit, si dhe rezultuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasi me iniciale S. M., në masën 0.83 mg/l., shtetasi me iniciale B. D., në masën 1.06 mg/l, si dhe shtetasi me iniciale K. M., në masën, 0.87 mg/l. Po në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. H., drejtues i mjetit dhe G. H., pasagjer i mjetit, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të mjetit, për shkak të shkeljes së ndalim qarkullimit.

Në Durrës, nga oficerët e Policisë Rrugore u procedua penalisht shtetasi A. B., pasi duke drejtuar mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Nga Drejtoria e Policisë Rrugore janë përpunuar dhe u është kthyer përgjigje 17123 shtetasve që kishin dërguar kerkesa  në adresën [email protected], kundrejt 25 mijë që kanë mbërritur gjithsej deri në këto momente. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 1139 telefonata, të cilave iu është dhënë sqarimi ligjor, në lidhje me kërkesat e tyre” deklaron policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rritet numri i viktimave në Itali. Vdesin 1809 persona, mbi 20 mijë të infektuar
Previous article ÇFARË PARASHIKOI NOSTRADAMUSI PËR 2020-ën? Tri profeci sëmundjesh që ngjajnë me koronavirusin

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT