Mjeku Bektash Mandri shpjegoi se kur duhen përdorur medikamentet si pracetomoli dhe ibuprofeni te fëmijët.
Ai tha se në rast temperature fëmijëve u duhet dhënë një paracetomol, ndërsa për temperatura të larta përdoret ibuprofeni edhe pse u shpreh që ka mendime që ai nuk duhet të përdoret në gjendje gripale.
Bektash Mandri: Situata është e qetë. Duke pasur parasysh që presim rritje të rasteve në ditët në vazhdim. Ajo që është e rëndësishme, është se te fëmijët nuk kemi pasur raste deri më tani. Kujdesi që duhet bërë te fëmijët me temperaturë të lartë është dhënia e antibiotikëve. Dhënia e një paracetomoli në shtëpi, nëse e ul temperaturën me dozën e parë në rregull, por nëse nuk ulet duhet t’i drejtohet mjekut. Paracetomoli duhet të jepet për një temperaturë deri në 38.5 gradë Celsius, mbi të këtë temperaturë reagon me më shumë vështirësi, prandaj përdoret ibuprofeni me një dozë 10 mg për kilogram. Duhet të kemi parasysh që fëmijën nën 10 kilogramë nuk duhet ta përdorin. Duke qenë se është anti-inflamator ka mendime që nuk duhet të përdoret në gjendje virale. Kur kemi temperaturë që nuk kontrollohet duhet ta përdorin ibuprofenit. Prindërit tu bëjnë fëmijëve kompresa. Në një temperaturën 39 gradë Celsius, duhet t’i bëjnë një dush 2 gradë nën temperaturën e trupit.
Mandri shtoi se brenda 10-15 ditësh mund të kemi të shëruarit të parë nga Koronavirusi në spitalin Infektiv.
“Për 10-15 ditë do të kemi të shëruarit e parë tek Infektivi. Nuk besoj se do të zgjasë më shumë” u shpreh ai.


