Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bëri një thirrje publike mjekëve, infermierëve dhe studentëve të mjekësisë për t’u vënë të gjithë në shërbim të përballjes së koronavirusit.
Në një komunikim në Facebook, Manastirliu dhe rektori i Fakultetit të Mjekësisë Arben Gjata ftuan këdo që mundet të bashkohet në këtë luftë ndaj koronavirusit.
‘Mjekë për Shqipërinë’ dhe ‘Infermierë për Shqipërinë’, janë portalet ku mund të aplikojnë për të përballuar këtë situatë të pazakontë që ka prekur vendin tonë dhe pjesën më të madhe të botës.
‘Situata e krijuar nga koronavirusi është sfidë e një natyre të vecantë, që ka në zemër të saj bashkëpunimin me cdo njërin nga ne. secili nga ne ka një rol të vecantë veprimet dhe mosveprimet.
I gjithë sistemi shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë. Mjekët dhe infermierët, zemra e kujdesit tonë shëndetësor janë vendosur në vijën e parë të betejës me një profesionalizëm dhe vetëmohim që nuk lë vend vecse për adminirim dhe mirënjohje të thellë.
Cdo ndihmë shtesë që mund ti vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim e dobishme si kurrë më parë. Dua të bëj thirrje publike për cdo profesionist që ka lidhje me fushën e shëndetësisë, mjek, infermier, farmacist, laborant, profesionistë të shëndetit publik, të gjithë ju do të ndiheni të gatshëm për të kontribuar për menaxhimin e situatës’, tha Manstirliu.
🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Në vigjilje të dy javëve shumë të vështira, Ministrja Ogerta Manastirliu dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Arben Gjata, komunikojnë me publikunLink 👇https://mjeke.shendetesia.gov.al/http://infermierepershqiperine.al/
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 14. März 2020