• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KEQKUPTIMI ME KREDITË/ Nuk ka moratorium, shtyrja bëhet vetëm me dakordësinë e bankës
Home
Ekonomi

KEQKUPTIMI ME KREDITË/ Nuk ka moratorium, shtyrja bëhet vetëm me dakordësinë e bankës

14 March, 2020 Delo.autor Ekonomi

Banka e Shqipërisë miratoi të enjten disa ndryshime në rregulloret e mbikëqyrjes, që synojnë të lehtësojnë shtyrjen e pagesave të kredive për një periudhë tremujore.

Sipas këtyre ndryshimeve, institucionet financiare nuk do të jenë të detyruara të llogarisin fonde rezervë për kreditë që mund të ristrukturohen gjatë këtyre tre muajve, me qëllim shtyrjen e përkohshme të pagesave nga huamarrësit.

Ky lehtësim përfshin bankat, institucionet jobankare të kredidhënies si edhe shoqëritë e kursim-kreditit dhe nënkupton se ato nuk do të kenë kosto, në formë provigjionesh, nga ristrukturimi i kredive.

Banka e Shqipërisë ka argumentuar se masat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, pritet të ndikojnë në vëllimin e aktivitetit të bizneseve dhe për rrjedhojë dhe në uljen e gjenerimit të nivelit të të ardhurave.

Ngadalësimi i aktivitetit të njësive ekonomike mund të ndikojë në aftësinë paguese të këtyre subjekteve për tre muajt në vijim.

Megjithatë, vendimi i Bankës së Shqipërisë nuk duhet kuptuar aspak si një moratorium i pagesës së kredive për një periudhë tremujore.

Banka Qendrore nuk ka kompetenca ligjore për të pezulluar pagesat e kredive dhe as për t’i detyruar bankat ta bëjën një gjë të tillë.

Kredia është marrëdhënie e rregulluar nga Kodi Civil dhe që mbështetet në një kontratë mes palëve.

Në të gjitha rastet, shtyrja e pagesës së kredive mund të bëhet vetëm me miratimin e huadhënësit.

Kjo do të thotë huamarrësit në sistemin financiar nuk janë të çliruar nga detyrimi për të paguar kreditë dhe duhet të vazhdojnë t’i bëjnë pagesat rregullisht.

Ata klientë që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar nga vurisu Covid 19, duhet të kërkojnë nga banka shtyrjen e përkohshme të pagesave.

Vendimet e Bankës së Shqipërisë i lehtësojnë bankat nga kostot dhe më konkretisht nga fondet rezervë që duhet të llogarisnin në kushte normale; por, sidoqoftë, kjo nuk i detyron automatikisht bankat të pranojnë shtyrjen e pagesave të kredisë nga të gjithë huamarrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ “Fast and Furious 9” shtyhet me një vit për shkak të epidemisë
Previous article STUDIMI I “THE LANCET”/ Koronavirusi qëndron 37 ditë te pacientët e prekur

Delo.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT