• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Kina hamendëson se pas epidemisë qëndron ushtria amerikane
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Kina hamendëson se pas epidemisë qëndron ushtria amerikane

13 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një zëdhënës i Qeverisë kineze nënkuptoi ditën e enjte se koronavirusi i ri mund të jetë një prodhim laboratorik i ushtrisë amerikane, që më pas e ka hedhur në qytetin e Uhanit në Kinë.

Akuza e tërthortë mbërriti një ditë pasi këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien qortoi Kinën për dështim në përpjekjet për parandalimin e epidemisë, kur përhapja ishte në fazën fillestare.

“Ne kemi bërë një punë shumë të mirë për t’iu përgjigjur kësaj krize. Mënyra sesi doli jashtë Kinës dhe si u përballua që në fillim nga Kina nuk ishte e duhura”, deklaroi O’Brien ditën e mërkurë.

Komenti dhe qortimet e tij nuk u pritën mirë në Pekin.

“Kur u regjistrua pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë të infektuar në SHBA? Cilat spitale po merren me të infektuarit? Mund të ketë qenë ushtria amerikane që e solli epideminë në Uhan. Tregohuni transparentë! Bëjini publike të dhënat tuaja! SHBA na detyrohet një shpjegim”, shkroi në Twitter Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Po të enjten, një tjetër zëdhënës i kësaj ministrie qortoi zyrtarët amerikanë për “papërgjegjshmëri dhe imoralitet” në komentet që fajësonin Pekinin dhe dështimin e tij në parandalimin e koronavirusit, si faktorët kryesorë që përhapën virusin në mbarë botën.

“Masat e ndërmarra nga ne u dhanë kohë vendeve të tjera që të përgatiten kundër pandemisë. Do të dëshironim që disa zyrtarë amerikanë të përqëndronin energjitë e tyre sesi t’i përgjigjen situatës dhe të nxisnin bashkëpunimin dhe jo të fajësonin Kinën për këtë”, tha Geng Shuang.

Mbi 120 mijë ka shkuaar numri i të infektuarve nga koronavirusi në mbarë botën. Rreth 4700 është numri i të vdekurve për shkak të tij, ku pjesa më e madhe janë regjistruar në Kinë. Ndërkohë, SHBA ka raportuar 975 raste me koronavirus, ku 30 persona kanë ndërruar jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMENT/ DW: Presidenti i përjetshëm Vladimir Putin
Previous article "SHTETRRETHIM" PREJ KORONAVIRUSIT/ Ambasada gjermane pezullon aplikimet për viza deri më 20 mars (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

IZRAELI PËRGATIT ZGJEDHJET/ Siguria, rekrutimi dhe kostoja e jetesës, shqetësimet që po “përçajnë” izraelitët Botë

IZRAELI PËRGATIT ZGJEDHJET/ Siguria, rekrutimi dhe kostoja e jetesës, shqetësimet që po “përçajnë” izraelitët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT