• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHOJNË TAKTIKË/ Pse Lulzim Basha dhe Ilir Meta u kujtuan sot të mbështesin mjekët dhe infermierët për KORONAVIRUSIN!
Home
Ekskluzive

NDRYSHOJNË TAKTIKË/ Pse Lulzim Basha dhe Ilir Meta u kujtuan sot të mbështesin mjekët dhe infermierët për KORONAVIRUSIN!

13 March, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Pasi bëri secili Task Forcën e vet për koronavisurin, njëri në selinë e PD dhe tjetri në Presidencë, pasi kritikuan qeverinë për masat dhe më pas tentuan të përçajnë mjekët duke i përdorur kundër njëri tjetrit për luftën e tyre politike, sot kanë ndryshuar totalisht qasje.

Si Lulzim Basha ashtu edhe Ilir Meta ndryshe nga ditët e tjera, kanë falenderuar dhe kanë mbështetur mjekët, infermierët dhe gjithë personelin e shëndetësisë që po meren me luftën kundër virisit corona.

“Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj. Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!”,- shkruan Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ndërsa Kreu i Shtetit Ilir Meta shkruan se”mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë Covid 19. Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre. Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit! Krenarë për të gjithë ju!”.

Ndryshimi total i qasjes si nga Basha ashtu edhe nga Meta ka ardhur me siguri për shkak se kanë parë që nuk mund të bëjnë dot politikë dhe nuk mund të kenë asnjë mbështetje të shtuar popullore në një situatë ku e gjithë bota është bërë bashkë në luftën ndaj një të keqe të përbashkët që po vijon të mari mijë jetë kudo. Si Basha ashtu edhe Meta mund të kenë menduar se meqë gjatë periudhës së përballimit të situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit patën një qasje të moderuar dhe kjo çoi në rritjen e mbështetjes popullore për kryeministrin Edi Rama, atëherë të ndryshojnë totalisht qasje për rastin e koronavirusit.

Shumë shpejt u pa se qasja e tyre kundër masave të qeverisë për të përballuar pandeminë globale ku është përfshirë edhe Shqipërinë, ishte kundërproduktive për ta dhe për qytetarët që po përballen me rastet që po shtohen çdo ditë. Strategjia e përhapjes së panikut dhe nxitjes së pakënaqësive përmes gënjeshtrave dhe lajmeve të rreme me sa duket dështoi.

Ndaj, nuk u mbeti gjë tjetër veçse të ndryshojnë qasje dhe të bëjnë sikur edhe ata janë në anën e së mirës në këtë luftë që ka bërë bashkë qytetarët dhe të gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë, qeverisë e shtetit, për ta përballuar të keqen që na kanoset.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rritet bilanci në Greqi, shkon në 117 numri i të prekurve nga epidemia
Previous article "SHTETRRETHIM" PREJ KORONAVIRUSIT/ Qyteti i Elbasanit në qetësi! Vetëm këmbësorët lëvizin dhe automjetet e autorizuara (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT