• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Rama ndan deklaratën e Obamës: Masat mund ta ngadalësojnë përhapjen e virusit dhe të shpëtojnë jetë (FOTO)
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Rama ndan deklaratën e Obamës: Masat mund ta ngadalësojnë përhapjen e virusit dhe të shpëtojnë jetë (FOTO)

13 March, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

“Nëqoftëse ju pyesni veten a mos është i ekzagjeruar reagimi për të anuluar grumbullime të mëdha apo aktivitete publike (dhe unë e dashuroj basketbollin), ja ku e keni një skicë të dobishme, për se si masa të tilla mund ta ngadalësojnë përhapjen e virusit dhe të shpëtojnë jetë. Ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot këtë postim të Presidentit Barak Obama, që i referohet dy kurbave të famshme që na tregojnë se si epidemia përhapet në formë shpërthyese dhe rastet e rënda rriten lart me shpejtësi, brenda një kohe të shkurtër, duke e futur në kolaps sistemin shëndetësor.

“Kurba e kuqe tregon shumë më tepër pacientë për trajtim intensiv, se sa shtretër, pajisje dhe mjekë në dispozicion, kur nuk merren masa shtrënguese ose se si epidemia përhapet në formë graduale dhe rastet e rënda rriten në proporcion më të drejtë me kapacitet e sistemit shëndetësor. Kurba gri, ku shihet qartë shtrirja në kohë e përhapjes së virusit, që sjell nga njëra anë avantazhin e mundësisë së sistemit për ta përballuar më mirë nevojën për kurimin e rasteve të rënda dhe nga ana tjetër, avantazhin që mund të na japë me daljen e dimrit rritja e temperaturave në dobësimin e virusit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “masat shtrënguese luajnë rol vendimtar në këtë luftë dhe sa më i goditur të jetë plani i përshkallëzimit të tyre, aq më e përballueshme është goditja e virusit, i cili gjithsesi shpërndahet, po tjetër janë pasojat kur përparon shpejt dhe krejt tjetër kur përparon ngadalë”.

“Unë kam besim se plani i përshkallëzimit që po ndjekim do të na japë rezultat, nëse të gjithë do të japin dorën e tyre dhe me ndihmën e Zotit, nuk do të humbasim vendosmërinë e durimin”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHTETRRETHIMI" KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Kukësi i ndërgjegjësuar! Në rrugë vetëm makinat me autorizim (VIDEO)
Previous article "SHTETRRETHIMI" KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Mjeku tërheq vëmendjen: Kujdes, qytetarët po bëjnë të njëjtin gabim të rëndë si Italia

Delo.autor

Postime të ngjashme

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT