• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: Pezullohen biznesi fason dhe call center. Nëse i kapim në shkelje i mbyllim
Home
Politikë

JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: Pezullohen biznesi fason dhe call center. Nëse i kapim në shkelje i mbyllim

12 March, 2020 F.autor Politikë

Biznesi fason dhe call center nuk kanë respektuar rregullat dhe masat mbrojtëse për t’u ruajtur nga përhapja e koronavirusit. Nga inspektimet e bëra ditën e sotme, kreu i qeverisë tha se janë konstatuar biznese që nuk kanë ruajtur distancat mes punonjësve prej më shumë se 1 metër larg dhe nuk kanë përmbushur rregullat e higjienës. Kreu i qeverisë lajmëroi se këto biznese do të mbyllen deri në një moment të dytë, dhe nëse pasi të rihapen do të konstatohen sërish që nuk i kanë përmbushur kushtet, do të mbyllen përgjithmonë.

“Kjo masë e skajshme për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut në organizmat tona do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarrë një sërë inspektimesh në kompanitë fason dhe call center, të cilat do të jenë të mbyllura nesër dhe deri në fund të këtij afati, por janë të detyruara të respektojnë të gjitha distancat teknike të sigurisë, dhe të gjithë elementët e sigurisë për çdo punonjës. Në rast se kur të fillojnë aktivitetin do të konstatohen se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur punonjësit, do të mbyllen dhe do të marrin përsipër kompanitë çdo kosto të kësaj mbyllje se në këtë rast është neglizhenca e tyre, dhe jo një mbyllje për një forcë maxhore, të paktën në këtë fazë të planit për zmbrapsjen e këtij armiku që na kërcënon”, tha Rama.

Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se sa të rëndësishme janë masat kufizuese të ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kreu i qeverisë tha se kjo luftë fitohet vetëm duke u ndërgjegjësuar dhe duke u përshkallëzuar me masa të forta deri në ekstrem.

“Këto masa janë domosdoshmëri për të ruajtur Shipërinë nga përshkallëzimi agresiv i koronës mbi të afërmit tanë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se 80% e kalon koronavirusin pa shenja dhe pa e kuptuar. Edhe në 20%-shin tjetër, jo të gjithë bëhen për spital dhe humbin jetën. “Ne kemi në dorë ta lodhim derisa ta mundim“, – tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ A do të vazhdojë transmetimi i "Dua të të bëj të lumtur"? Arbana jep përgjigjen
Previous article "JAM BIR I NJË NËNE"/ Rama zotohet para shqiptarëve: Do mbroj familjen time dhe të tjerët

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT