• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ITALIA “ZONË E KUQE” PREJ KORONAVIRUSIT/ Kryeministri Conte: Të qëndrojmë larg sot për t’u përqafuar më shumë nesër
Home
Nderkombetare

ITALIA “ZONË E KUQE” PREJ KORONAVIRUSIT/ Kryeministri Conte: Të qëndrojmë larg sot për t’u përqafuar më shumë nesër

12 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Italia drejt ndalesës totale. Të paktën deri në 25 Mars. Qeveria italiane shpalli masa të tjera shtrënguese në luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri, Giuseppe Conte iu drejtua popullit Italian me një fjalim dramatik. Ai fillimisht falenderoi italianët që kanë pranuar flijimin e shumë të drejtave të fituara me gjak e mundime dhe sot të mohuara nga epidemia dhe tha se kjo tregon se jemi një komb i shkëlqyer.

Pastaj ai renditi masat e reja qeveritare që përfshijnë: mbylljen e të gjitha aktivitetet tregtare, me përjashtimin e farmacive, parafarmacive dhe produkteve ushqimore të paktën deri më 25 mars. Ndërmarrjet industriale do të qëndrojnë të hapura por me masa sigurie si dhe transporti dhe aktivitetet bujqësore.

Mbylljen e bareve, pubet dhe restorantet. Kryeministri Conte tha se shërbimet publike thelbësore, përfshirë shërbimet komunale, shërbimet bankare, postare dhe financiare, si dhe shërbimet ndihmëse të nevojshme për të garantuar funksionimin e atyre shërbimeve, janë të garantuara kurse shërbimi i transportit do të reduktohet Mbyllen gjithashtu parukierët, sallonet e bukurisë dhe “shërbimet e mensave” që nuk garantojnë distancën e sigurisë prej një metri.

Kompanitë e prodhimeve jo thelbësore do mbyllen kurse industritë dhe fabrikat do të jenë në gjendje të vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre të prodhimit me kushtin që ata të marrin masa të përshtatshme sigurie për të shmangur infektimet. Inkurajohet rregullimi i orarit të turneve të punës, marrja e lejes vjetore dhe mbyllja e departamenteve jo thelbësore. Masa këto që sipas kryeministrit do nisin te japin rezultatet pas disa javesh.

Kryeministri Conte tha se “Efekti i kësaj përpjekje të madhe do të shihet brenda dy javësh.” Dhe e mbylli fjalën e tij duke thënë: Të qëndrojmë larg sot për t’u përqafuar me më shumë mall neser dhe për të vrapuar me shpejt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ 103-vjeçarja në Kinë i shpëton epidemisë
Previous article KORONAVIRUSI/ Presidenti i Kazakistanit: Pezullohen të gjitha eventet publike

Delo.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT