Kazakistani po pezullon të gjitha eventet publike dhe po merr masa speciale parandaluese për shkak të përhapjes globale të koronavirusit.
Kombi në Azinë Qendrore, që kufizohet me Kinën, deri më tani nuk ka raportuar asnjë rast të koronavirusit në vendin e tij, por autoritetet kanë thënë se ardhja e sëmundjes duket e menjëhershme, raporton Reuters.
Presidenti Kassym-Jomart Tokayev shkroi në rrjetet sociale se do pezullohen eventet në këto kohë. Tokajev tha se qeveria do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm të ushqimit dhe nevojave të tjera dhe u bëri thirrje zyrtarëve që të minimizojnë ndikimin e shpërthimit në bizneset e vogla dhe të mesme, shkruan Rel.
Agjencia e lajmeve Interfax citoi zëvendëskryeministrin Alikhan Smailov teksa thoshte se konferenca ministrore e Organizatës Botërore të Tregtisë në Qershor u anulua për shkak të shpërthimit të virusit.


