Mes bilancit tragjik prej 827 viktimash, dyshohet që dy prej tyre të janë emigrantë shqiptar. Një lajm i tillë bëhet me dije nga burime për Report Tv, ku mësohet se në tragetin e mbërritur ditën e sotme nga Bari në Portin e Durrësit, janë edhe dy trupat e pajetë të dy emigrantëve shqiptar që mendohet se nuk ia dolën të triumfonin në betejën me koronavirus.
Dy ditë më parë, një tjetër shqiptare humbi jetën në Itali, e cila rezultoi e prekur nga koronavirusi. Ajo ishte një 55-vjeçare e cila kishte shkuar në Itali te vajza e saj për kurim. Atje u infektua me koronavirus që mendohet se e ka marrë nga dhëndri, shtetas italian. 55-vjeçarja vuante nga diabeti, ndërsa ndërroi jetë nga një arrest kardio-respirator për shkak të koronavirusit.
Në tragetin e mbërritur ditën e sotme, siç është paralajmëruar edhe më parë, u sollën 32 kamionë dhe 2 autovetura. Si një masë parandaluese për të përhapur koronavirusin dhe për mos rënduar bilancin e të infektuarave, është vendosur me urdhër qeverie që drejt Italisë do të lejohet vetëm transporti i mallrave. E për pasojë, çdo ditë do të mbërrijnë dhe ikin nga Durrësi vetëm nga 1 traget sipas një grafiku që kanë hartuar vetë 2 kompanitë e lundrimit.


