• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Lajm i mirë nga Maqedonia e Veriut: Shërohet pacientja e parë
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Lajm i mirë nga Maqedonia e Veriut: Shërohet pacientja e parë

11 March, 2020 k.autor Rajon

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në një konferencë për media ka informuar se nuk ka raste të reja të koronavirusit në vend dhe se është shëruar pacientja e parë, rast i cili u konfirmua më 26 shkurt, raporton Anadolu Agency.

“Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile ka 7 pacientë. Të gjithë janë në gjendje stabile me pasqyrë të lehtë klinike. Asnjëri nuk ka nevojë për ventilim mekanik. Testi kontrollues i paicentes e cila fillimisht ishte pacientja e parë tek ne, është negativ dhe ajo në ditët në vijim do të lirohet për mjekim shtëpiak”, tha Filipçe.

Ai tha se për momentin testohen 12 pacientë, përfshirë edhe tre persona që kanë udhëtuar nga Italia.

Filipçe theksoi se masat e shpallura dje, ku mes tjerash përfshihet ndërprerja dyjavore e procesi edukativo-arsimor dhe të lirohet nga puna njëri prind i fëmijëve deri në 10 vjeç, vlejnë si për institucionet publike, ashtu edhe për ato private. Ai tha se parashikohen sanksione për çdo mosrespektim të mundshëm.

Ministri i Shëndetësisë u pyet për gjendjen e personave që janë në vetizolim shtëpiak, e që kanë qenë në kontakt me ndonjërin nga personat tek të cilët është konfirmuar koronavirusi. Ai tha se të gjithë personat janë të shëndoshë dhe nuk kanë asnjë simptomë, duke shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me ta.

Në Maqedoninë e Veriut të hënën u konfirmua se edhe drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës në Shkup ishte infektuar me koronavirus, ndërsa ajo paraprakisht kishte marrë pjesë në një seminar të dermatologjisë si dhe kishte shkuar rregullisht në punë për 5 ditë.

Shkaku i kësaj, të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me të janë në vetizolim, gjë që çoi në mosfunksionimin e klinikës në qytetet e Shkupit dhe Shtipit.

“Në Shtip, reparti nuk funksionin për shkak se të gjithë të punësuarit, dermatovenerologë, kanë marrë pjesë në seminar. Ndërmorëm dy masa, njëra është riudhëzimin e të gjitha ekzaminimeve të dermatovenerologjisë në spitalin ‘8 Shtatori’, ndërsa një pjesë e kolegëve publikisht i dhanë e-mail adresat e tyre për komunikim me pacientët, duke e pasur parasysh se një përqindje e madhe e kësaj patologjie, e dermatovenerologjisë, mund të trajtohet edhe në atë mënyrë”, tha Filipçe.

Sipas tij, në qytetet tjera të vendit, repartet e dermatologjisë funksionojnë në mënyrë të rregullt.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si Covid-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që atëherë, virusi është përhapur në 110 vende ndërsa OBSH-ja ka shpallur shpërthimin e urgjencës ndërkombëtare shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Policia ushtarake në terren për të evidentuar personat e infektuar
Previous article MBI 100 AKUZA PËR NGACMIM SEKSUAL/ Harvey Weinstein dënohet me 23 vite burg

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT