• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Mesazhi i koduar i Ambasadës Amerikane për Lulzim Bashën dhe Ilir Metën
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Mesazhi i koduar i Ambasadës Amerikane për Lulzim Bashën dhe Ilir Metën

11 March, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Mëngjesin e sotëm, Ambasada Amerikane doli në një deklaratë publike, ku i bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë në Shqipëri të respektojnë masat në fuqi për përballimin e epidemisë së Covid-19.Kjo pason një tjetër deklaratë në të cilën pak orë më parë shkruhej: COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku.

Kjo gjë qartësisht nuk ka ndodhur, sepse Kryeministri, Presidenti dhe lideri i opozitës deri dje kanë qenë në drejtime tërësisht të ndryshime dhe këtë Ambasada Amerikane e ka shumë të qartë.Presidenti Meta ka shpallur task forcën e tij personale për përballimin e sëmundjes, ndërsa kryeopozitari dje mbushi ekranet e televizioneve duke sulmuar masat e marra nga qeveria dhe mjekët.

Ndaj, duket se deklarata në fjalë ka edhe një nënkuptim të fortë: Bëhuni bashkë menjëherë sepse kjo është ajo për të cilën qytetarët kanë nevojë!Deklarata e plotë e Ambasadës Amerikane: “ COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjienike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIA "ZONË E KUQE" PREJ KORONAVIRUSIT/ Kryebashkiaku i Barit shpërthen në lot, në rrugët e qytetit të tij të boshatisura nga epidemia (VIDEO)
Previous article HYN NË FUQI URDHRI I RI I MSH/ Nga baret e restorantet deri te puna në distancë, ja masat e reja kundër koronavirusit

Delo.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin Aktualitet

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT