• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI PËR SHKARKIMIN E METËS/ Deputeti i PS-së i vendosur: Jemi të qartë, pavarësisht ‘Venecias’
Home
Politikë

KOMISIONI PËR SHKARKIMIN E METËS/ Deputeti i PS-së i vendosur: Jemi të qartë, pavarësisht ‘Venecias’

10 March, 2020 k.autor Politikë

Pavarësisht qëndrimit të Komisionit të Venecias lidhur me përplasjet mes parlamentit dhe presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni Hetimor do vazhdojë punën për shkarkimin e presidentit Meta.  “Pa diskutim që po, kemi një komision hetimor, jemi brenda afateve që ka përcaktuar Kuvendi i Shqipërisë, në përfundim të administrimit të raportit të komisionit të Venecias do të thërrasim Komisionin Hetimor”, u shpreh Shameti.

Interpretimi i Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, i arsyeshëm thuhet në raport ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pasur një sërë mangësish deri tek vendimet që Venecia i quan “të diskutueshme”. Por deputeti Adnor Shameti mendon se duhet ti qëndrohet vetëm variantit përfundimtar.

“Qëndrimi grupit tonë parlamentar ka qenë i qartë që duhet të presim variantin përfundimtar të komisionit të Venecias pastaj të bëjmë komentet tona. Edhe Komisioni Hetimor për hetimin e veprimeve të Presidentit, ju siguroj se pasi të kemi administruar në formatin përfundimtar të Komisionit të Venecias do mbajmë dhe qëndrimin tone”, tha deputeti i PS.

Deputeti i PS shprehet se nuk ka qenë dakord për shtimin e objektit të hetimit, ndonëse u propozua nga shumica qeverisëse. “Unë si anëtar i Komisionit Hetimor kam qenë i qartë e kam parë si shtesë të panevojshme megjithëse vendosëm të ishim transparent, ndërsa me pjesën e parë jam i qartë për qëndrimin që duhet të mbajë komision”,  shtoi Shameti.  Dekreti për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është kthyer në një ‘mollë sherri’ mes Kuvendit dhe Presidencës, aq sa shkoi për opinion në Komisionin e Venecias. Kjo e fundit pritet të thotë fjalën përfundimtare më 22 mars.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUS/ Pse u godit rëndë Italia: dy gabimet fatale të një spitali në Lodi sollën epideminë
Previous article KINA E GATSHME TË SHPALLË FITOREN NDAJ KORONAVIRUSIT/ Presidenti Xi viziton banorët në Wuhan dhe qyteti mbyll spitalet (VIDEO+FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT